Kupa e Shqipërisë është në fazën çerekfinale me ndeshjet e kthimit. Një biletë për në gjysmëfinale kanë siguruar Egnatia dhe Kukësi. Verilindorët bënë surprizën dhe eliminuan Partizanin pas 120 minutave dhe penalltive.
Këtë të martë gjithçka nisi në Rrogozhinë, aty ku vendasit e Egnatias fituan 3-1 me Laçin dhe marrin të parët një biletë për në fazën gjysmëfinale. Të besuarit e Edlir Tetovës e kishin fituar edhe ndeshjen e parë 0-1 në Laç dhe me avantazhin në xhep ishin më të qetë në fushë. Montenegro me dopietë në minutat 20-të dhe 49-të, si edhe Albano Aleksi nga penalltia shënuan për Egnatian, teksa goli i Olsi Myrtës shërbeu sa për statistika, teksa kurbinasit humbën edhe një penallti me Kryeziun në fund. Debutim me humbje për Armando Cungun në rikthimin e tij në Laç, me shkodranin që ka për detyrë të shpëtojë ekipin nga rënia një kategori më poshtë.
Partizani është jashtë Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e kthimit çerekfinale në "Arenën e Demave", Kukësi ia doli të mbyllte 120 minutat në avantazhin 0-1 dhe të tregohej më i saktë nga penalltitë.
Në kryeqytet, Kukësi shënoi një supergol me Hasajn pas 22 minutave lojë. Paçka dy tranversave dhe rasteve të humbura nga Mba, Kukësi ia doli të mbyllte 90 minutat e rregullta në avantazh. Me ndeshjen e parë që ishte fituar minimlaisht 0-1 nga Partizanit, dueli iu drejtua 30 minutave shtesë, ku skuadrat nuk shënuan. "Ruleta ruse" i buzëqeshi Kukësit që nga penalltia u tragua më i saktë dhe fitoi 3-4. Atanaskoski gaboi te Partizani.
Vetëm tre ditë më parë Partizani mposhte 3-0 Kukësin në kampionat, teksa tani "Demat" shohin të eliminohen nga Kupa e Shqipërisë, një kompeticion që ishte në objektivat e klubit. Nga ana tjetër, Bledar Devolli riktheu Kukësin te fitorja e munguar që prej 27 tetorit të 2023. Kukësi kalon më tej në Kupë dhe prek gjysmëfinalet, por pozitat në klasifikimin e Superligës nuk i ka në rregull, pasi gjendet në vendin e fundit.
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:
E martë
13:30 Egnatia 3-1 Laçi (1-0)
17:00 Partizani 0-1 Kukësi '3-4 me penallti' (1-0)
E mërkurë
13:30 Tirana - Teuta (0-0)
17:00 Vllaznia - Erzeni (1-2)
* në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Partizani është jashtë Kupës së Shqipërisë. "Demat e Kuq" u mposhtën 0-1 nga Kukësi (kishin fituar 0-1 në ndeshjen e parë) dhe pas penalltive (3-5) janë jashtë këtij turneu. I pikëlluar foli pas ndeshjes për mediet trajneri i të kuqve, Orges Shehi.
"Në një ndeshje Kupe, futbolli është i poshtër, u ndëshkuam nga një episod e më pas je gjithë kohës në trysni. Bëmë maksimumin, penalltitë janë çështje fati. Kalendari i tillë është, dy herë për pak ditë me Kukësin. Skuadra u përpoq dhe ishte prezente te porta, nuk e nënvlerësuam, por kjo situatë është kur mbrohen me shumë forca e nuk arrijmë të shënojmë.
Duhet të ishim më të shpejtë me topin, nuk është çështje psikologjike, në futboll është edhe fati. Kampionati vjen shpejt, na vjen keq për Kupën. Pikëllimi është i madh, duhet të ngremë skuadrën në anën psikologjike, frika është të mos ndikojë në vazhdimësi. Këtë dhimbje të madhe që kemi duhet ta kthejmë në forcë", tha Orges Shehi për MCN.
Partizani është jashtë Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e kthimit çerekfinale në "Arenën e Demave", Kukësi ia doli të mbyllte 120 minutat në avantazhin 0-1 dhe të tregohej më i saktë nga penalltitë.
Në kryeqytet, Kukësi shënoi një supergol me Hasajn pas 22 minutave lojë. Paçka dy tranversave dhe rasteve të humbura nga Mba, Kukësi ia doli të mbyllte 90 minutat e rregullta në avantazh.
Me ndeshjen e parë që ishte fituar minimlaisht 0-1 nga Partizanit, dueli iu drejtua 30 minutave shtesë, ku skuadrat nuk shënuan. "Ruleta ruse" i buzëqeshi Kukësit që nga penalltia u tragua më i saktë dhe fitoi 3-4. Atanaskoski gaboi te Partizani.
Vetëm tre ditë më parë Partizani mposhte 3-0 Kukësin në kampionat, teksa tani "Demat" shohin të eliminohen nga Kupa e Shqipërisë, një kompeticion që ishte në objektivat e klubit.
Nga ana tjetër, Bledar Devolli riktheu Kukësin te fitorja e munguar që prej 27 tetorit të 2023. Kukësi kalon më tej në Kupë dhe prek gjysmëfinalet, por pozitat në klasifikimin e Superligës nuk i ka në rregull, pasi gjendet në vendin e fundit.