Këtë të martë duke nisur nga ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet do mbahet shorti për të mësuar dy çiftet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Aktiviteti do të jetë i hapur për mediat, si edhe për përfaqësuesit e katër klubeve që kanë siguruar kualifikimin në këtë fazë: Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo.

Nga ky short do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij kompeticioni të rëndësishëm, që do të vijojnë garën për trofeun e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.

Sezoni i kaluar i Kupës së Shqipërisë dhuroi emocione të shumta dhe ndeshje të luftuara, sidomos në fazat vendimtare ku nuk munguan dramat, koha shtesë dhe penalltitë. Finalja e Kupës së Shqipërisë 2025, e zhvilluar më 1 maj në orën 18:00, dhuroi një duel të jashtëzakonshëm mes Egnatias dhe Dinamos, me këta të fundit që fituan trofeun numër 13-të në histori.