Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Kukës dhe në Korcë. Ndeshja më e fortë e ditës do të luhet në Verilindje, pasi forcat janë të barabarta mes kuksianëve dhe lacianëve, në krahasim me Skënderbeun dhe Bylisin.
Në prag të ndeshjes në Kukës është përgatitur festa, biletat pothuajse janë shitur të gjitha, ndërsa drejtuesit me presidentin Gjici në krye po mendojn që të likuidojnë që në ndeshjen e parë Lacin, që konsiderohet i lehtë.
Në krahun tjetër lacianët shpresojnë që të shënojnë të paktën një gol në fushën kundërshtare dhe të marrin një barazim, c’ka do tu lehtësonte punën në ndeshjen e kthimit.
Megjithatë, cfarë do që të ndodhë ekipi i Kukësit këtë edicion e ka arritur objektivin, pasi mbërriti në gjysmëfinalen e Kupës dhe është pranë zonës së Evropës në kampionat. Por Presidenti Gjici dhe stafi drejtues duan me cdo kusht trofeun.
Në ndeshjen tjetër në skajin tjetër të vendit në Juglindje, Skënderbeu është i favorizuar duke para ecurinë këtë edicion dhe futbollistët që janë në përbërje të dy ekipeve.
Ballshi kërkon suprizën, ndërsa Korca beson te një ndeshje e kalueshme dhe ka filluar që të mendojë për finalen, pasi gjysmëfinalja është e mbyllur. Presidenca ka ulur edhe cmimin e biletave për të motivuar tifozët që të mbushin shkallët e stadiumit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com