Futbolli shqiptar nis vitin 2026 me emocionet e Kupës së Shqipërisë. Ditën e shtunë, më 10 janar, do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e fazës së 1/8 të finales, ku në garë hyjnë edhe skuadrat e Superligës, me synimin për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Kjo fazë premton përballje interesante dhe duele të forta mes ekipeve me traditë. Spikat sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut, ndërsa Partizani përballet me Burrelin. Bylisi do të masë forcat me Laçin dhe Dinamo do të sfidojë Besën e Kavajës. Këto katër takime do të luhen në orën 13:00.

Në orën 16:00 do të zhvillohen ndeshjet e tjera të raundit. Teuta pret Vorën, Vllaznia luan në “Loro Boriçi” ndaj Pogradecit, Egnatia përballet me Apoloninë në “Arena Egnatia”, ndërsa në “Elbasan Arena” pritet një duel i fortë mes AF Elbasanit dhe Flamurtarit.

Programi i ndeshjeve, faza e 1/8 e Kupës së Shqipërisë:

Tirana - Skënderbeu (10.01.2026, 13:00)

Partizani - Burreli (10.01.2026, 13:00)

Bylis - Laçi (10.01.2026, 13:00)

Dinamo - Besa (10.01.2026, 13:00)

Teuta - Vora (10.01.2026, 16:00)

Vllaznia - Pogradeci (10.01.2026, 16:00)

Egnatia - Apolonia (10.01.2026, 16:00)

AF Elbasani - Flamurtari (10.01.2026, 16:00)