Kupa e Shqipërisë/ Të enjten 6 sfida për ndeshjet e kthimit në 1/8! Kukësi, Dinamo dhe Egnatia rrezikojnë kualifikimin

Kupa e Shqipërisë rikthehet të enjten me 6 sfidat e kthimit të fazës 1/8, që luhen në orën 13:00. Ndër skuadrat e Superligës që kualifikim do ta ketë më të vështirë është Kukësi, që në sfidën e parë barazoi pa gola kundër Apolonisë, ndërsa në ‘Kukës Arena’ kërkon të mbyllë llogaritë.

Drejt eliminimit është Dinamo, që me 17 janar u mposht 1-3 nga Kastroti dhe të enjten në Kamëz duhet një fitore me të paktën 2 gola diferencë për ta çuar përballjen minimalisht në shtesë. Për ‘nëndetësen’ duket nga ato misione të pamundura pavarësisht se kryeson Kategorinë e Parë.

Ende të pazgjidhur çështjen e ka edhe Egnatia pavarësisht se në Korçë mposhti minimalisht 1-0 Skënderbeun. Sa i takon Tiranës, Partizanit dhe Laçit, të tre skuadrat e Superligës janë me një këmbë në çerekfinale vetëm në rast të ndonjë të papriture.

Tirana që pret Lushnjen sfidën e parë e fitoi 0-3. Në kompleksin Partizani të kuqtë që sfidohen nga Korabi në Dibër fituan 1-3, ndërsa Laçi më 17 janar ia doli 1-3 në Berat. Dy sfidat e tjera të këtij raundi, Vllaznia-Bylis dhe Teuta-Erzeni do luhen të premten.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK