Kupa e Shqipërisë/ Të mërkurën gjysmafinalet! Teuta pret Skënderbeun, Memelli: Do luftojmë edhe këtu

Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ku padiskutim spikat përballja mes Vllaznisë dhe Laçit. Në prag të ndeshjes trajneri i shkodranëve, gjermani Brdaric, thotë se është koshient që e pret një përballje e madhe për historinë e klubit.

“Ne jemi plotësisht të fokusuar te ndeshja e nesërme. E dimë që është një ndeshje e madhe për klubin, tifozët dhe për ne. kemi punuar për të qenë në këtë pozicion dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje,”-u shpreh Brdaric.

Ndërkohë sulmuesi i Vllaznisë, Salim Sise, që ka luajtur në kampionatin portugez dhe grek, shprehet se synon një titull me Vllazninë.

“Një trofe te Vllaznia do ishte perfekte. Çdo lojtar ëndërron të fitojë trofe por ne e kemi këtë mundësi dhe do ta synojmë një gjë të tillë,”-deklaroi Sise.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Teuta duket se ka një avantazh në letër kundër Skënderbeut, skuadrës që po lufton për mbijetesë në Superligë. Sipas trajner Memelli pavarësisht përqëndrimit maksimal në kampionat korçarët do synojnë kualifikimin edhe në Kupë.

“Ne do t’i japim rëndësi Kupës për të shkuar në finale. Cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na jep të drejtën ta tentojmë. Ajo që më intereson mua është që lojtarët të kenë koshiencën e plotë që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur, asgjë më shumë,”-tha Memelli.

Të dy përballjet do të luhen në orën 16:00, ndërsa ndryshe nga vitet e tjera kjo fazë është me tek ndeshje. Finalja e madhe më pas është caktuar të luhet me 30 maj.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë', Gonzato për deklaratat e Metës: Dua ta lë me kaq

'Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë', Gonzato për deklaratat e Metës: Dua ta lë me kaq