Kupa e Shqipërisë/ Tirana 'në tapet', Kukësi e mund 2-0! Egnatia fiton me një supergol, Vllaznia dy kartona të kuq

Kupa e Shqipërisë/ Tirana 'në tapet', Kukësi e mund 2-0! Egnatia fiton me një supergol, Vllaznia dy kartona të kuq

Egnatia feston golin

Kupa e Shqipërisë është në fazën gjysmëfinale. Këtë të mërkurë u zhvilluan dy ndeshjet e para, me Kukësin dhe Egnatian që fituan dhe shkojnë në ndeshjet e kthimit më 24 prill në avantazh.

Në "Kukës Arena", vendasit e Bledar Devollit fituan 2-0 ndaj Tiranës. Bardheblutë "futën ujë" në prapavijë dhe rezultati mund të ishte më i thellë për verilindorët. Mingo në minutën e 19-të dhe Solodovnicov në të 60' shënuan për Kukësin, që tregoi edhe njëherë problemet e Tiranës. Në fund nuk mund të mos mungonte as tensioni mes lojtarëve.

Në Rrogozhinë vendasit e Egnatias iu falën supergolit të Fernandos në minutën e 30-të për të fituar 1-0 aktin e parë kundër Vllaznisë. Miqtë e Qatip Osmanit e mbyllën me nëntë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Stojanovic në minutën e 37 dhe Hakajt në të 79'.

Tanimë llogaritë për dy skuadrat që do luajnë në finale do mbyllen më 24 prill, atëherë kur në Shkodër dhe Tiranë luhen ndeshjet e kthimit.

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet e para:

E mërkurë, 3 prill 2024

15:00 Egnatia 1-0 Vllaznia (Ferndano 30')

15:00 Kukësi 2-0 Tirana (Mingo 19', Solodovnicov 60')

*Ndeshjet e kthimit luhen më 24 prill

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb