Vllaznia-Skënderbeu do jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Skuadra shkodrane ka mposhtur sot me rezultatin minimal 1-0 Laçin në Loro Boriçi. Golin vendimtar të sfidës e realizoi Ardit Hoxhaj, i cili goditi saktë me kokë pas një harkimi nga këndi i Da Silvës.
Në vijim të dy skuadrat patën rastet e tyre, por topi në asnjë krahë nuk e kaloi vijën fatale. Një fitore me kualifikim për Vllazninë, e cila i shkon shumë afër një trofeu, në një kohë kur javët e fundit është kritikuar shumë për rezultatet jo të mira.
Në finale Vllaznia do të përballet me Skënderbeun, që ka bërë suprizën duke mposhtur 0-2 në Durrës Teutën, që ishte favorite absolute në letër. ‘Djemtë e detit’, të cilët udhëheqin Superligën, u shtangën që në minutën e 2 kur Meksi realizoi me penallti.
Në vijim u prit reagimi i skuadrës së drejtuar nga Edi Martini, por Skënderbeu i ringjallur që Lufton për të mos rënë nga kategoria realizoi golin e dytë me Berishën pak nga fundi i pjesës së parë. Në këto çaste ndodhi edhe një gabim trashanik, por edhe qesharak, pasi Berisha hoqi bluzën për të festuar me shokët dhe mori kartonin e dytë të verdhë. Pavarësisht kësaj Teuta nuk arriti të shkurtonte as diferencën.
Finalja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të zhvillohet me 30 maj, ndërsa ende nuk është caktuar stadiumi se ku do të luhet.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Bekim Balaj rinovon me Vllazninë
19 Shkurt, 12:19
-
Zyrtare/ Më pak se një muaj dhe asnjë fitore, Teuta shkarkon Bledar Devollin! Gjen menjëherë trajnerin e ri
18 Shkurt, 09:47
-
Doli nga zona e ftohtë, trajneri i Tiranës: Më në fund pak qetësi! Gjoka: Skënderbeu po i vuan shumë humbjet
17 Shkurt, 12:29
-
Superliga/ Tirana 'zhyt' Skënderbeun dhe largohet nga zona e ftohtë! Laçi mposht 3-0 Teutën, mbyllet raundi i 25-të
16 Shkurt, 18:33
-
Dueli i mbijetesës, Tirana 'e gjymtuar' pret Skënderbeun! Shkëmbi: Kam afruar lojtarë nga Akademia
15 Shkurt, 19:43
-
Superliga/ Egnatia mposht 2-0 Partizanin dhe 'arratiset' në krye, Dinamo e Vllaznia pa gola mes tre të kuqve! Bylis 1-1 AF Elbasani
15 Shkurt, 15:36
-
Çfarë është Dizenteria! Cilat janë disa nga shkaqet, simptomat dhe trajtimi (pyetje-përgjigje)
14 Shkurt, 22:08
-
Laç/ Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti, dezinfektohet godina! I vogli dërgohet në QSUT (FOTOT)
14 Shkurt, 14:52
-
Renditja/ Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë, 0-0 në Durrës
10 Shkurt, 19:16
-
Vllaznia në ndjekje të Egnatias, Dede njofton largimin pas disfatës në Shkodër: Dikush duhet të largohet
10 Shkurt, 13:44
-
Në Durrës i pret Teuta, Ilir Daja: Dinamo, koha për autokritikë
9 Shkurt, 20:41
-
VIDEO/ Besëlidhja mposht Vllazninë në finale, rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj
9 Shkurt, 19:29