Kanë përfunduar dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin e 61-të me rezultate surprizë.

Kështu në finale do të përballen Laci dhe Bylisi, për herë të parë në këtë kompeticion duke shkruar emrin në librin e artë të historisë.

Pretendentët për në finale, Skënderbeu dhe Kukësi kanë rënë në Lac dhe Ballsh.

Ndryshe nga se pritej ekipi i Skënderbeut ka humbur në Ballsh me rezultatin 1-0 me golin e Gërxhos në pjesën e dytë.

Ndërsa Kukësi është mposhtur në Lac 2-1 me golat e Nimanit dhe Celës.

Në fund të ndeshjes janë regjistruar edhe incidente.

Teksa ekipi i Lacit po largohej nga stadiumi efektivë të policisë kanë qëlluar me shkopinj gome tre futbollist të lacianëve pa asnjë arsye.

Kështu pre e dhunës ka rënë Vucaj, Nimani, Jubani.

Drejtuesit e Lacit kanë denoncuar ngjarjen, policia ka filluar hetimet.


d.b/shqiptarja.com