Skënderbeu, Flamurtari dhe Laçi janë pothuajse me një këmbë në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë pas rezultateve pozitive që arritën në ndeshjet e para. Laçi, fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë vazhdon ecurinë e edicionit të kaluar pas fitores së lehtë përballë ekipit të Besës në Kavajë me rezultatin 0-2. Ndeshja e kthimit në Laç një javë më pas duket se do të jetë thjeshtë formalitet për kalimin në turin tjetër. Kampionët e Superligës, Skënderbeu ashtu sikur pritej nuk ka hasur asnjë vështirësi në Fushë-Krujë përballë ekipit të Mamurrasit, pasi ka shënuar plot 4 gola duke pësuar vetëm një.
Kualifikimi është i sigurt dhe sipas gjasave do të vuloset zyrtarisht nga ekipi i dytë i Josës në Korcë. Flamurtari i drejtuar nga Nesti Gjoka vazhdon ecurinë pozitive, pavarësisht humbjes me Skënderbeun në kampionat, rikthehet te fitorja në Berat përballë Tomorit të kategorisë së parë me rezultatin 0-2. Shpresat që beratasit të kthejnë rezultatin në Vlorë është i pamundur aq më tepër kur objektivi i Tomorit është Superliga dhe jo Kupa e Shqipërisë.
Ndërsa mes ndeshjeve që do të kërkojnë edhe 90’ për të zgjidhur enigmën është edhe Vllaznia-Partizani, e cila përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 në Tiranë. Sfida nuk arriti të ngrihet në nivelin e pritshëm nga dy ekipet me një lojë të vakët që u përqendruar më shumë në mesin e fushës. Ndërsa aksionet nga dy ekipet dhe finalizimet e pak rasteve që krijuan për shënim lanë për të dëshiruar. Në Shkodër do të vendoset se kush do të kalojë më tej, nuk përjashtohen edhe penalltitë për të zgjedhur fituesin.
Në ndeshjet e tjera, Shkumbini ka barazuar 0-0 me Teutën në Peqin, rezultati favorizon durrsakët. Lushnja ia ka marrë dorën Tiranës që e mund përsëri në shtëpi 1-0 edhe me trajnerin e ri. Surprizë ka qenë humbja e Kukësit në Fier me Apoloninë, por ndeshja e kthimit luhet në ‘Zeqir Ymeri’ ku pritet kthesa. Ndeshja e fundit mes Bylisit dhe Kastriotit ka përfunduar në barazim 1-1.
/Shqiptarja.com