Kupa sportive 65 vjet UT/ Veliaj: Viti si Qyteti Evropian i Sportit, mundësi për promovimin e Universitetit të Tiranës
Në çelje të aktivitetit sportiv në 'Asllan Rusi'
Një aktivitet sportiv me rastin e 65-Vjetorit të Universitetit të Tiranës është organizuar nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për një garë sportive, e cila ka startuar sot, mes ekipeve të volejbollit, por dhe basketbollit të 6 fakulteteve të Universitetit të Tiranës
Në nisje të Kupa Sportive 65 Vjet UT ka qenë i pranishëm në në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Tiranë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. K
Në përshëndetjen e rastit Veliaj u ka uruar studentëve, por dhe pedagogëve e dekanëve përvjetorin e 65-të të Universitetit, tha se ende sot pas 30 vitesh që lulëzojnë edhe universitetet private, Universiteti i Tiranës vijon të mbajë stafetën si më i miri në Shqipëri.
“Thoshte Michael Jordan: “një lojtar i mirë mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër e mirë për të fituar të gjithë kampionatin”. Kjo vlen jo vetëm për sportin. E njëjta gjë ndodh edhe për universitetin. Është një skuadër. Profesor Tani dhe gjithë universiteti janë skuadra e UT. Sado që ka 30 vite që lejohen universitetet private, në të gjithë vendet të pyesin: - Te privati, apo në shtet?” - duke i dhënë rëndësi universitetit publik. Dhe ti thua, “në shtet patjetër!” Pastaj është pyetja e dytë: - “Te Universiteti i Tiranës, apo ndonjë tjetër?” Përgjigja e duhur është, Universiteti i Tiranës! Edhe qyteti ynë është i ri, vetëm 102 vite kryeqytet. Edhe universiteti është i ri, 65 vjet nuk janë asgjë. Na duhet të planifikojmë sot si do jetë Tirana nesër. Ashtu siç po krijojmë një skuadër në sport, duhet të krijojmë një skuadër për të promovuar sa më shumë universitetin, sa më shumë dijen,” u shpreh Veliaj.
Për këtë të fundit kreu i Bashkisë tha se mundësia më e mirë është titulli i Tiranës që vitin e ardhshëm do jetë Qyteti Evropian i Sportit.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.6%
-
Jo
17%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2982
Lajme të tjera
-
Përurohet godina e re e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës, Veliaj: Bashkia e Tiranës me numrin më të madh të aseteve publike
4 Tetor, 07:14
-
Stop dhunës ndaj gazetarëve! Tiranë, dhunohet administratori i 'Pamfleti' Gjergj Zefi: "Askush nuk më mposht!
4 Tetor, 00:27
-
Konflikt mes disa personave në Tiranë, efektivi i ‘Shqiponjave’ qëllon me armën e shërbimit! AMP nis hetimet
3 Tetor, 22:23
-
Tiranë/ E bija kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', i moshuari gjendet i pajetë në Dajt pas katër ditësh i humbur
3 Tetor, 18:46
-
Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë, Enca nuk rikthehet në burg, do hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë
3 Tetor, 16:30
-
Konfirmoi në detyrë prokurorin Enklid Gjini, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK
3 Tetor, 16:06
-
Shitjet e apartamenteve shënojnë rekord, në 6 muaj u kryen 657,6 milionë euro transaksione! Janar-qershor 2023, rritja 80 mln €
3 Tetor, 15:58
-
FOTOLAJM/ Ambasadori i Suedisë në Tiranë, shkon në punë me autobus
3 Tetor, 15:50
-
Rënia e cilësisë së universiteteve shqiptare, Sallabanda: Kanë frikë të hyjnë në rankim! Qiraxhi: Duhet të kishte llogaridhënie! Rrumbullaku: Renditja të lexohet në mënyrë objektive
3 Tetor, 15:48
-
Pengoi lëvizjen e mjeteve pasi parkoi gabim, gjobitet me 280 mijë lekë gjobë shoferi në Tiranë
3 Tetor, 14:25
-
Basha në Laprakë: Mbështetje biznesit për të krijuar alternativen e re ekonomike për Shqipërinë
3 Tetor, 12:17
-
Ligjet/ Kanabisi futet në listën e barnave mjekësore! Opozita: Pse ‘Shëndetësia’ ka vakum ligjor për fenomenin e ‘Tullumbaces’? Pengoni policinë
3 Tetor, 11:23