Kuper: Me veriun duhet të merremi shpejt

Kuper: Me veriun duhet të merremi shpejt
“Veriu është një problem më të cilin duhet të merremi shpejt”. Kështu ka thënë ndërmjetësi i BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper. Ai në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka thënë se edhe pse janë cilësuar teknike, bisedimet e deritashme kanë qenë mjaft politike.

Kuper ka thënë se nuk do të pranonte të ndërmjetësonte për një temë siç është veriu, duke u shprehur se kjo duhet bërë në nivel më të lartë.
Diplomati evropian ka lënë të kuptohet se dialogu dhe arritja marrëveshjeve në fushën e energjisë dhe telekomunikimit do të jenë kushte për Serbinë, po qe se dëshiron hapjen e negociatave me BE-në. Kosova do të jetë temë parimore për hapjen e negociatave.
Kjo është në opinionin e Komisionit, por vendimi merret nga Këshilli i Ministrave dhe në disa raste, të paktën e di për Gjermaninë, vendimi për hapjen e negociatave do të dërgohet edhe në parlamentin kombëtar”, thotë Kuper, i cili shpreh pakënaqësinë për mosarritjen e marrëveshjeve në disa fusha, siç është rasti i trafikut ajror.
Në punën e tij njëvjeçare me palët, Robert Kuper ka vërejtur se të punosh me njerëzit nga Ballkani nuk është punë e lehtë.
Ai thotë se Ballkani është një pjesë e botës, ku arrihen plot marrëveshje, por shumë nga to nuk jetësohen kurrë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori