Kupola e trafikantëve të artit
ja foto të veprave të vjedhura

Kupola e trafikantëve të artit<br />ja foto të veprave të vjedhura
 TIRANE- Në orën 12:00 kryeministri Edi Rama do të jetë në një konferencë për shtyp për të zbardhur detaje të operacionit që u krye mbrëmjen e djeshme për shkatërrimin e një rrjeti të gjerë trafiku ndërkombëtar veprash arti të vjedhura.

Konferenca do të mbahet në Galerinë e Arteve ku do të zbulohen dhe veprat e artit të vjedhura që janë sekuestruar nga policia.

 Tv A1 Report e Shqiptarja.com publikon foto të disa veprave arti të sekuestruara dhe zbulon se janë mbi 250 ikona të vjedhura të cilat janë sekuestruar. Ndër ta 7 janë ikonstase,  mbi 150 objekte të ndryshme, mes tyre murale dhe shumë piktura.

“Janë dashur tre furgonë për të trasportuar veprat e artit të vjedhura”- bëjnë të ditur burimet për A1 Report

Burimet saktësojnë se shumica e veprave murale janë të dëmtuara.  Vjedhjet janë kryer gjatë disa viteve edhe në Maqedoni e Korçë.

Pritet të ngrihet një grup ekspertësh për të analizuar një nga një të gjithë veprat për të zbuluar origjinën.



 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi