Kuqezinjtë vlejnë 40.88 mln euro
sa gjysma e Cristiano Ronaldos 

Kuqezinjtë vlejnë 40.88 mln euro<br />sa gjysma e Cristiano Ronaldos 
Me shpalljen e listave përfundimtare me 23 emra nga trajnerët e 24 ekipeve përfaqësuese që do të marrin pjesë në Euro 2016, faqja e specilizuar në lidhje me transferimet e futbollistëve, Transfermarkt, ka publikuar edhe vlerat totale të skuadrave që do të rivalizojnë mes tyre në këtë kompeticion.

Për ne shqiptarët një interes të veçantë ka pozicioni në të cilin ndodhet përfaqësuesja kuqezi. Shqipëria në fakt është një nga skuadrat surprizë që siguroi kualifikimin në Europian dhe normalisht nuk mund të ketë një pozicion të lartë në këtë klasfikim, ku bëjnë pjesë edhe përfaqësueset më të mëdha të Europës.

Sipas transfermarkt, 23 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Gianni De Biasi në merkaton e shitblerjes së futbollistëve kanë një vlerë që kap shifrën e 40,88 milionë eurove. Në këtë klasifikim special, Shqipëria renditet në vendin e 22-të, domethënë e treta nga fundi, duke lënë pas vetëm Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është futbollisti më i shtrenjtë që ka në përbërje kombëtarja kuqezi. Kartoni i futbollistit shkodran vlerësohet me 9 milionë euro nga Transfermarkt, me Hysajn që zë plot 22,02 %, të vlerës totale të 23 kuqezinjëve.

Gjermania, kampionia në fuqi e Botës, është përfaqësuesja që ka vlerën më të lartë plot 562 milionë euro e ndjekur nga Spanja, Belgjika, Franca, Anglia e Portugalia. Pikërisht përfaqësuesja luzitane ka në ekip lojtarin më të shtrenjtë dhe ai është 3 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo që ka një vlerë që kap shifrën e 110 milionë eurove.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve