Kuqezinjtë e vegjël gati për 'hakmarrje', Bushi: Ia dalim të fitojmë kundër Republikës Çeke

Të premten në Elbasan Arena Kombëtarja U-21 luan ndeshjen vendimtare përballë Republikës Çeke për objektivin e kualifikimit. Me gjithëse ndeshjen e parë kuqezinjtë e vegjël u turpëruan me rezultatin 4-0 trajner Alban Bushi është optimist.

“Mendoj se do të arrijmë rezultat pozitiv. Kam shumë besim te ekipi, jam optimist dhe i kemi marrë të gjitha masat. E di ku duhet ta sulmojmë ekipin çek, ku i kanë defektet, ndërsa e dimë gjithashtu ku nuk duhet të përballemi me ata. Shpresoj që të bëhet një ndeshje shumë e bukur,”-tha Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.

Trajneri i kombëtares për ndeshjen e shtatë në grupin kualifikuese kishte edhe një kërkesë për tifozët, mbështetjen e të cilëve e cilëson jetike.

“Janë një faktor shumë i rëndësishëm. Kur ekipi U-21 humb të gjithë flasin, çdo tifoz, por ai nuk e jep kontributin e vet. Unë shpresoj që ta japi ndihmën e vet, pasi prania e çdo tifozi është shumë e rëndësishme. Është lojtari i 12 për ne,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.

Pas 6 ndeshjesh në grupin kualifikues Shqipëria renditet e treta me 9 pikë, ndërsa Republika Çeke e para me 4 pikë më shumë.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital