Kuqezinjtë: Merituam fitoren me 
Francën. Danimarka vendimtare!

Kuqezinjtë: Merituam fitoren me <br />Francën. Danimarka vendimtare!
ELBASAN - Fitorja historike ndaj Francës i ka lënë të kënaqur në kampin kuqezi.

Një fitore e bukur ndaj një skuadre prestigjioze si Franca në një ndeshje miqësore dhe duhet t’i japim vlerësimin që meriton. Gjëja e re është se kemi pasur konfirmime nga disa lojtarë të rinj që luanin për herë të parë me ne, por edhe nga ata që kishin kohë pa luajtur dhe morëm përgjigjet e duhura”, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare Giani de Biasi.

shqiperi france intervistat

“Unë besoj se luajtëm shumë mirë se erdhi dhe rezultati i mirë kjo është akoma më mirë por gjithsesi nuk kemi pse të fluturojmë ne na presin beteja jashtëzakonisht shumë më të vështira se sa kjo e sotmja”
, tha kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

shqiperi france intervistat

“Sonte na ka ecur mirë është një mbrëmje fantastike për neve dhe na tregon që nëqoftëse duam të vazhdojmë dhe të arrijmë qëllimet tona nuk mund ta ulim përqendrimin përkundrazi duhet të jemi  dhe me të përqendruar dhe më të fortë për të ardhmen
”, thotë kapiteni Cani. 
 
shqiperi france intervistat

Për kapitenin Cana Kombëtarja është ende në gjysmën e rrugës për sa i përket kualifikimit ndërsa Presidenti Duka dhe trajneri De Biasi quajnë vendimtar takimin e radhës me Danimarkën.

Ndeshja ndaj Danimarkës për ne është më e rëndësishmja. Të dalim nga kjo ndeshje të pamposhtur do ishte një rezultat i madh që do na bënte të hedhim një hap të madh edhe për ndeshjet e tjera”, shprehet De Biasi.
 
Shumë shumë ë rëndësishme për ne është ndeshja në Danimarkë duhet ta vlerësojmë maksimalisht është kundërshtar shumë i fortë”, tha Duka.

Kuqezinjtë mposhtën Gjelat 1-0 falë supergolit të Ergys Kaçes.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën