Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mesditën e kësaj të shtune në Lion të Francës ku do të zhvillojë ndeshjen e rradhës e të fundit për këtë fazë, atë ndaj Rumanisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasdite stërvitjen dhe njëkohësisht do të mbajnë konferencën për mediat.
Kombëtarja dje pasdite zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore në Perros Girek përpara ndeshjes me Rumaninë.Skuadra u stërvit e plotë ndërsa De Biasi pritet të bëjë ndryshime të tjera në formacion.
Lodhja nga dy ndeshjet e para pritet të ndikojë në zgjedhjet e trajnerit por ka edhe nga ata lojtarë që nuk kanë bindur dhe I prêt stoli.Ndaj Rumanisë është një ndeshje që duhet fituar patjetër. Kapiteni Lorik Cana rikthehet pas pezullimit dhe pritet të jetë titullar.
Mungon Kukeli për shkak të pezullimit I cili pritet të zëvendësohet nga Ergys Kaçe ndërsa duket sikur ka ardhur koha edhe për një ndryshim në sulm dhe Cikalleshi është alternative e parë për të zëvendësuar Armando Sadikun

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com