Kisha ndjekur nga larg prej vitesh kritikat, performancat, transavanguardian italiane të Achille Bonito Oliva-s, herë në mediat italiane, herë në libra, herë në TV. Eshtë kritiku më i njohur italian i artit me një karrierë të fortë akademike dhe ndikim të madh në botën e artit bashkëkohor.
Kur në 2005, mikja ime Paola Marino, gazetare, kuratore dhe organizatore eventesh artistike në Bari, më ftoi të merrja pjesë në një aktivitet që zhvillohej në Kështjellën Svevo të qytetit puljez, nuk pata hezitime: Do të fliste Achille Bonito Oliva dhe një mendim Live i këtij autoriteti në Art, ia vlente se s’bën.
Nuk kisha parë ndonjëherë aq shumë njerëz të interesuar për konceptet dhe mendimet mbi artin modern, sa atë natë në Kështjellën Svevo të Barit, ku Achille Bonito Oliva, nuk ishte as prezent, por fliste përmes telefonit e të gjithë dëgjonin pa marrë frymë.
Në kurrikulumin e tij peshojnë shumë ekspozita arti në botë, drejtime Biennale të Venecias, libra mbi mendimin kritik dhe estetik të artit, ese të ndryshme me një autoritet të padiskutueshëm në këtë fushë.
Intervista e Achille Bonito Oliva-s me artistin dhe kryeministrin Edi Rama është një ngjarje e veçantë: Akademiku flet me artistin-politikan për të zbuluar lidhjen e politikës me artin, sesi arti mund ta zbukurojë, përmirësojë politikën e ta ngrejë atë në art, por dhe mjet çudibërës“...Unë besoj se në një situatë të veçantë, si kjo e Shqipërisë dhe e Tiranës ku mundësitë financiare janë të kufizuara, arti i qeverisjes shndërrohet në një mjet të rëndësishëm”, thotë Edi Rama.
Akademiku dhe kritiku italian ka fokusuar menjëherë dy sfida të rëndësishme të Ramës: Dialogu në Rajon për të shkuar të gjithë drejt Europës dhe hapjen e derës së memories tonë kolektive për të parë brenda nesh e për të sfiduar monstrat e fshehura të të shkuarës. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: në sytë e një autoriteti të kritikës botërore të artit bashkëkohor, nuk mund të kalonte pa u vënë re ky hap i rëndësishëm që me krijimin e Bunk’Art e vë Shqipërinë në vëmendje të kuriozitetit historiko-artistik të botës.
Pas lyerjeve të pallateve të trishta të diktaturës, sërish tani me hapjen e bunkerit atomik të Enver Hoxhës dhe shndërrimit të tij në një vend të historisë dhe të performancës artistike, Edi Rama e vendos Shqipërinë në vëmendjen pozitive të botës.
Picasso flet për një “art të projektuar mbi botën” dhe në studimet e tij Achille Bonito Oliva e ka shpjeguar fare qartë se çdo të thotë kjo në historinë e Artit botëror. Kur një gjigand si Picasso pikturoi Guernikën që paraqiste bombardimet e gjermanëve, ndryshoi historinë e artit, tashmë ai ishte bërë publik, kishte thyer kornizat, kishte dalë nga studiot e errëta dhe të privilegjuara të artistëve dhe po vërshonte në rrugë, mbi qytete, mbi botë.
“Politika mund të përkojë me një art që projektohet mbi botë, mund të jetë ura mes artit dhe botës”, e përkufizon kështu Edi Rama artist dhe politikan misionin e tij aktual. Dhe ne, presim kryeveprën.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com