Në vitin 2011  gjatë një operacioni emergjence në qarqet e bllokuara nga bora, forcat ajore të Farkës, pjesë e së cilave ishte edhe majori Sokol Feka ka marrë mirënjohjen nga ministri i mbrojtjes i atërhershëm Arben Imami.
 
“Helikopterët e Bazës Ajrore të Farkës, një pjesë e të cilëve të instaluar prej ditësh në aeroportin e Kukësit, kanë kryer 16 misione fluturimi, nga të cilat një mision evakuimi dhe 15 misione transportim ndihmash ushqimore dhe mjekësore, duke filluar që nga Thethi, Valbona, Kukësi dhe deri në fshatrat e Gramshit.

Është për t’u vlerësuar gatishmëria dhe përkushtimi i pilotëve dhe i teknikëve, të cilët edhe pse në situata të vështira të emergjencës, në kushtet e një moti të keq dhe dëbore të paparë, kanë manifestuar gatishmëri, përkushtim dhe shpirt të lartë përgjegjësie e sakrifice në shërbim të njerëzve në nevojë.

Kanë fluturuar këto ditë pilotët: kolonel Frederik Beltoja, nënkolonel Altin Lama, major Amarildo Martini, major Arjan Çibuku, major Avni Goga, major Agim Sallaku, major Dritan Dyrmishaj, major Sokol Feka, kapiten Ervin Buzi, toger Klajdi Tushe, të mbështetur nga teknikët: kapiten Hamit Koxhaj, kapiten Bujar Avdo, rreshter Dritan Sejdini, rreshter Besnik Fusha, rreshter Genci Dervishi, etj,”-është shprehur në atë periudhë ministri.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)