Kandidati i PS për Tepelenën, Tërmet Peçi zhvilloi ditën e djeshme takimin elektoral në një Kishë në fshatin Lekël.
Përmes një postimi lidhur me këtë fakt, Nard Ndoka aleat me PD,deklaroi se Rilindasit po i dhunojnë Kishat njësoj si komunistët i shembën vite më parë.
Por në vitin 2017 edhe Arben Ristani bënte takime elektorale për PD-në në kishat e Himarës, bashkë me OMONIA e të drejtuar nga Fredi Beleri dhe PBDNJ të drejtuar nga Vangjel Dule.