Tërmet Peçi fushatë edhe në kishë: Fjala e lënë në vend të shenjtë duhet të marrë udhë

Tërmet Peçi fushatë edhe në kishë: Fjala e lënë në vend të shenjtë duhet të marrë udhë

Takimi i Tërmet Peçit në kishën e Leklit

Partia Socialiste e Shqipërisë vijon fushatën për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që shprehet e vendosur se do të zhvillohen, pavarësisht dekretit të Presidentit dhe bojkotit të opozitës. Socialistët po zhvillojnë takime me qytetarët në cdo cep të vendit, madje edhe në kishë, sikur ka qenë rasti i kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi. Ai rikandidon për një tjetër mandat, ndërsa ka publikuar fotot nga takimi që ka bërë në fshatin Lekël në shtëpinë e Zotit. Në një postim rrjetet sociale, Tërmet Peçi sqaron se përse e ka mbajtur takimin në kishën e fshatit me banorët dhe jo në një vend tjetër.

"Të flasësh me Lekëliot për historinë, traditën, njerëzit, me siguri do duheshin ditë të tëra sepse padyshim është fshati më historik në ish- rrethin e Tepelenës. E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet...

Aty kanë lindur njerëz të mëdhenj, si gjenerali më besnik i i Ali Pashës, Thanas Vaja e Janko Poga. Bezhanajt, themeluesit e bankës së parë shqiptare më 1831 në Vlorë. Rilindasi Anastas Byku e Theodhos Llukani. Simboli i arsimit kombëtar Thoma Papapano e mjaft të tjerë njerëz të sukseshëm, të cilët realisht të krijojnë bindjen se Lekli i 7 - mëhallëve dhe 7 kishave, dhe me një kala 3000 vjeçare, është një djep për kulturën e zonës tonë" shkruan ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marjo: 23/06/2019 12:51

    Ju marrtë Zoti mend ishalla.....Idiota

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 23/06/2019 12:01

    Kur Lulzim Basha mban fjalim ne kishen e Lacit pse jo dhe ky TERMETI apo vullkani si e ka emrin mos te mbaj fjalim.

    Përgjigju
  • Shteti: 23/06/2019 11:38

    Ti je nje cop idioti qe nuk e ka shokun. Por mire ua ven tepelenasve se aq i kane trute ata dhe vijne mbas teje...ti duhesh qeruar nje minute e me pare nga ai vend...felliqesire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja