Kur ‘Besa – hakmarrja’ merrej seriozisht edhe në teatër! Të shtënat e të riut shqiptar mbi komedianin në Selanik

Kur ‘Besa – hakmarrja’ merrej seriozisht edhe në teatër! Të shtënat e të riut shqiptar mbi komedianin në Selanik

Shkrimi i botuar asokohe nga “Le Monde d’artiste”

Revista javore franceze, “Le Monde d’artiste”, ka botuar, me 21 shkurt 1904, një shkrim mbi reagimin e çuditshëm të një të riu shqiptar gjatë një shfaqjeje në teatrin “Eden” të Selanikut, të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar;

Një dramë e marrë tepër seriozisht.
“Në Selanik, emocioni i një spektatori ka shkaktuar, kohët e fundit, gati një katastrofë në teatrin Eden. Një melodramë u shfaq nën temën e hakmarrjes, ku autori dha një pamje të zakoneve shqiptare.  E bija e një shefi të vjetër fisnor ishte çnderuar nga një djalë tërheqës, dhe babai, sipas zakonit vendas, u betua për të larë këtë fyerje në gjak. “Besa” (hakmarrja) ishte, në këtë rast, e detyrueshme. Prandaj, shefi i vjetër punësoi një mik të fuqishëm për të kërkuar fajtorin dhe ta vrasë atë.

Në momentin kur hakmarrësi gjeti djalin tërheqës dhe dëshiroi t’a godasë, ai njohu në të, të birin e tij. Krahu i tij, i ngritur, ra.

Në atë moment, një shqiptar i ri, i ulur në një pjesë sipër skenës, përkulet përpara dhe i bërtet aktorit :

 — Çfarë po pret? Duhet të ekzekutosh “besën” !

Artistët, në skenë, ishin krejtësisht të tronditur nga kjo ndërhyrje dhe qëndruan aty të heshtur, por i riu shqiptar, i nervozuar, nxorri revolverin e tij dhe qëlloi dy herë mbi djalin tërheqës (komedianin), për fat të mirë pa dëmtuar askënd.

 Në sallë u përhap paniku dhe rojet u detyruan të qetësonin spektatorët.

 I riu shqiptar, të cilin e shoqëruan në postin e policisë, gjatë rrugës, vazhdonte të përsëriste:

—  Frikacaku! Nuk guxoi të ekzekutojë “besën” !”/ Darisani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës