Kur degjeneroi konflikti disa
vjeçar mes Lamajt dhe Frrokut?

Në shtator të vitit 2012, konflikti mes Lamajt dhe Frrokut u bë zyrtarisht publik. Biznesmeni pretendoi asokohe se u dhuna në mënyrë arbitrare nga shefi i Komisariatit Nr.6, të cilin e paditi në prokurorinë e Tiranës për tejkalim kompetencash dhe abuzim me detyrën.

Kur ishte postuar fotoja e drejtuesve të lartë policorë më të dyshuarin për vrasje, Arben Frroku?

Fotoja kompromentuese ka qenë publikuar në profiling e rrjetit social të Facebookut nga Tonin Vocaj, drejtor I Drejtorisë kundër Krimeve të Rënda. Fotoja e publikuar mban datën 25 prill 2011.

Cilët janë zyrtarët e lartë policorë të pranishëm në foto?

Në foto shfaqet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Rënda Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, për Departamentin e Sigurisë Publike, si dhe Nikolin Bala, drejtor i Njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit.

Kur u ekzekutua Dritan Lamaj?

Kryekomisari Dritan Lamaj u qëllua me Kallashnikov rreth orës 18:20 të datës 24 shkurt. Plumbat me breshëri dolën nga një automjet BMË, ku dy autorët e dyshuar i kishin zënë pritë Lamajt në lagjen ku 41-vjeçari banonte.