Kur dështoi 'Rama ik', si mund të triumfojë 'Dvorani shkelës i Kushtetutës'?!

Kur dështoi 'Rama ik', si mund të triumfojë 'Dvorani shkelës i Kushtetutës'?!

Ka një llogari të thjeshtë forcash, kur flitet për të kapur, mbajtur dhe dominuar sheshin para Kryeministrisë, që rëndom quhet edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, megjithëse është vetëm një pjesë e tij. Nëse dëshëron të tërheqësh vëmendjen, të frikësosh apo edhe të përzesh ata që janë brenda godinës më të rëndësishme të shtetit shqiptar, duhet së pari ta mbushësh atë copë bulevardi. Mundësisht jo me njerëz të sjellë aty me autobusa, me pagesë apo edhe më keq akoma, të marrë borxh nga parti të tjera.

Më pas, si e ke mbushur sheshin, duhet që protesta të mos zgjasë vetëm një orë, me katër-pesë fjalime plot zjarr e sharje mbi të zotët e godinës në fjalë, por të ketë rezistencë dhe vullnet për të qëndruar gjatë aty. Faktori kohë i protestave të të shkuarës, ka shpëtuar shumë qeveri nga rrëzimi. Sepse përgjithësisht protestat politike, majtas dhe djathtas, kanë qenë të egra, por nuk kanë zgjatur. Një lloj flake kashte, që kur ndizet duket sikur do djegë gjithë fshatin, por në fund djeg vetëm një ose dy mullarë.

Së treti, duhet që një protestë me pretendime të tipit “sot do bëjmë të dështojë grushti i shtetit”, apo “sot institucionet e bulevardit do t’i kthehen popullit” etj, të organizohet në momentin kur një qeverie i kanë rënë poturet ku s’thuhet, kur është në prag të largimit, e jo kur sapo i kanë dhënë një miliard euro në Bruksel dhe i kanë rrahur shpatullat nga e gjithë bota.

Së katërti, meqë jemi një protektorat i padeklaruar, është vendimtare të kesh me vete, para se të zbresësh në shesh, të paktën një qëndrim neutral, e jo negativ, nga ndërkombëtarët. Shumë e shumë protesta në këtë vend janë ndezur, ose në të kundërt, janë shuar pa nisur ende mirë, për shkak të dy apo tre komunikatave të shtypit të ambasadave në Tiranë. Kur dëshëron të përballosh një grusht shteti, që çuditërisht e organizoka vetë shteti (!), duhet të paktën të kesh një suport të vogël nga arbitrat e huaj.

Lulzim Basha i ka shumë mirë parasysh të gjithë këto variabla të ekuacionit të rrëzimit të një qeverie. Është histori e freskët për të. Ka kaluar gjithë gjysmën e parë të vitit 2019 duke u endur me mend nëpër këtë lojë shahu me shumë figura e ushtarë, derisa në fund e humbi betejën me kundërshtarin. Dhe të paktën ai i ofroi protestuesve premtimin se do merrte pushtetin!

Në 2 mars stafetën e “Rama Ik”, të futur në një nga sirtaret me pluhur të PD-së, dëshëron ta marrë presidenti Meta. Ka deklaruar se në dy mars bie grushti i shtetit dhe çlirohen institucionet. Por mesa duket nuk ka llogaritur gjithë atë listë rrethanash e parakushtesh, që duhen për të pasur një protestë serioze, e jo një karikaturë anti-qeveritare në mes të Tiranës. Sepse kur dështoi stina e protestave sfiduese të “Rama ik”, a mund të mendohet se mund të fitojë protesta pasardhëse me titullin “Dvorani shkelës i Kushtetutës”?!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po leni mo Meten: 21/02/2020 22:48

    Te relaksohet se mbase ja nep Monika se ka kohe qe ja ka carur trasten ose ne mire hejbet

    Përgjigju
  • Respekte z.Minxhozi..: 20/02/2020 21:27

    Te Faleminderit qe na jepe mundesi te lexojme te tilla shkrim _ Analiza.. Fundi dihet,,se SPAK. do veproje,mos sot neser..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja