Nuk ju pëlqen sepse kanë qenë dhe janë të gjithqëfuqishëm, të paktronollueshëm dhe të paapelueshëm në atë që bëjnë. Pushteti absolut nuk e pëlqen lirinë e të tjerëve, por vetëm të vetën. Sidomos ku flitet për persona që shkelin më këmbë majtas-djathtas duke u vetëshpallur specie superiore. Fjala është për prokurorë dhe gjyqtarë të cilët dje u njohën me propozimet e qeverisë për kodin e procedurës penale. Dhe korporata e drejtësisë pasi dëgjoi, reagoi kundër sepse ndjehet mirë me statu-quonë skandaloze të drejtësisë shqiptare.
Kemi dhjetë vjet që bërtasim “Rroftë reforma” dhe nuk shohim pasojat e këtij entusiazmi fluturak. Pasoja direkte? Një mal shumëfish më i madh me dosje të pagjykuara. Mbi 60 përqind e popullsisë së burgjeve shqiptare është me status paraburgimi! Më e larta në Evropë, sa dyfishi i Rusisë së Vladimir Putinit! Më tej akoma, korporata e magjistratëve e konsideron normale që në një proces ku është palë, prokurori të ketë të drejtë (dhe këtë të drejtë ja ka dhënë i njëjti Rama dhjetë vjet të shkuara), që të përgjojë e hetojë gjyqtarin dhe gjithkënd tjetër brenda sallës së gjyqit! Dhe këtë ta quajë proces gjyqësor normal sepse “kështu thotë reforma”!
Edhe më tej akoma, kjo specie superiore magjistratësh emeton edhe rregullore absurde të marrjes pjesë në procese, që i kthen sallat e gjyqeve në bunker ndaj të drejtës për informim të opinionit publik dhe ndaj avokatëve e të pandehurve të cilët e shohin veten si një orendi e pavlerë në çdo proces gjyqësor. Ka dhjetë vjet që ky kuadrat i shtetit vetëmenaxhohet. Që do të thotë se nuk i jep llogari askujt, në emër të një pavarësie që tashmë është kthyer plotësisht në papërgjegjshmëri.
Shoqata e prokurorëve ka reaguar shpejt ndaj ndryshimeve të propozuara për Kodin e Procedurës Penale, duke paralajmëruar se këto ndryshime do të pengojnë dhe vonojnë hetimet. Si për rastësi, aty ju është bashkuar në harkun e pak orëve edhe Sali Berisha, i cili pretendon se këto ndryshime i shkojnë për shtat interesave të momentit të Edi Ramës dhe maxhorancës socialiste. Paçka se të dyja këto palë, prokurorë e opozitë, e panë formatin mbi të cilën u ndërtua kjo paketë e re ligjore. Panë sesi në krye të tryezës ishte ulur Drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës, pasuar nga një radhë e gjatë ekspertësh të huaj.
Nëse po shkojmë drejt Evropës duhet të aplikojmë edhe garancitë e standartet që ofron Evropa. Përse nuk i pëlqen Sali Berishës dhe prokurorëve fakti që paketa e ndryshimeve në kodin e procedurës penale është hartuar me asistencën dhe mbështetjen e 19 akademikëve dhe magjistratëve nga Italia, Franca dhe Holanda, plus ekspertë të Këshillit të Evropës, si dhe me mbështetjen direkte të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Francës?!
Përse vleka më shumë sesa kjo paketë e vonuar korigjuese, fjala e një personi si Berisha i cili prokurorët i ka quajtur lavire, apo edhe qëndrimi i disa magjistratëve të cilët vërtet duan 10 mijë euro rrogë në muaj, por nuk duan të lodhen e përpiqen që t’i bëjnë vend edhe të drejtave të avokatëve e të pandehurve, por duan një proces hetimi e gjykimi si të kohës së Enver Hoxhës?!
Ndryshimet në kodin e procedurës penale po ciflosin paksa plotfuqinë e korporatës së drejtësisë, të asaj korporate që nuk jep llogari për asnjë vendim që merr, që nuk kontrollohet dot nga asnjë institucion dhe që ka fituar një shkallë arrogance e vetëbesimi që i jep forcën dhe vullnetin të shkelë me kembë çdo të drejtë dhe standart. Edhe me duart e Edi Ramës e socialistëve që sot shohin sesi magjistratët vijnë në Kuvend dhe ju flasin drejtuesve të parlamentit si xhepistë autobuzash.
Prandaj nuk qe e rastit që sot ndaj paketës së ndryshimeve reaguan në kor edhe Sali Berisha edhe prokurorët. Dy palë që historikisht kanë pasur bezdi nga teza e njohur John Stjuart Mill “liria ime mbaron aty ku fillon liria jote”! Dhe dy palë që drejtësinë e duan, secila sipas pozicionit respektiv, iluzive, formale dhe nën kontroll.
Ky shtet duhet t’i japë fund një kinse drejtësie e cila parimin e vetëm që njeh është “mbylle brenda e hidhe çelësin në det”. Kjo nuk quhet drejtësi, ky është ndëshkim për statistikë dhe vetëmburrje para gjyqeve mediatike me të cilat nxitet dopamina e shqiptarit të thjeshtë që fërkon barkun e thotë i kënaqur “sa mirë po punojnë çunat”!/ JavaNews
-
I dashtun Minxhoz. Zellin per Ramen e keni te madh dhe qartazi u megullon veshtrimin e mendimin. "Pushtet Absolut" - Rama e ka: Kuvend; Qeveri; Gjykate Kushtetuese dhe e Larte; SPAK; GJKKO; Minister Drejtesie; Polici e Shtetit; Dogana; Tatime, gjithshka. Ah, edhe President zezen. Askush nuk guxon edhe me fende, pa leje ...jo te gjykates, por te Rames. Pra ky eshte "Pushtet Absolut". Cudi, ju ne lajthitjen qe u karakterizon te tille quani "Prokurore e Gjyqtare"??? Po cilet bre: ato qe Rama listoi si dele pas "Reformes". Duket no sens. Madje idiotesi. Nejse. Paraburgimet: nje problem i madh, sidomos ne kohen e qeverisjes se Rames, dhe nuk ka te beje me drejtesine sesa me Pordhicine. E cila nuk le rob pa arrestuar dhe letrat "ia percjell" akuzes. Ah po te mjeret ne ne duar te kult kemi rene: imorale dhe pyka gjithandej. Ah, "ky shtet" ti jape fund edhe njehere drejtesise. Larg shkove me shokun Milli, ca vite me pare shoku Enver shkruante ne ditar: Kujton gjykatesi se ligji qenka me i larte ene para gjykates barabar te gjithe???? I paskesh mbush mendjen me lakra, po Partia??? Eshte Partia e pastan ligji e drejtesia. Edhe shoku Minxhos na kujton njesoj: Shteti-Parti-Rame ta prishe edhe njehere drejtesine qe na fut ne burg. Nje here e prishi ne 2017 kur PKR ngrinte akuza per Beqon e shendetesise qe perlau 500 mil euro per llogari te Rames; Apo Ter Koken e me radhe, Sajen e me tej. I futi njje bombe sistemit. Pasi e degjeneroi per shtate vjet, mendoi se do qeronte nga skena Salen me Liken. Te dytin palosi brenda me cirkun policor mes Tiranes, por te parin me nder i hangri m..ne. E mqs tani po i zhduket rethi i trashegimise enveriste me Balluke e Agase, mire e ka Minxhua - ka ardh koha per nje bombe tjeter e ta shuaje edhe njehere drejtesine sisistem. Posi. Pika qe su bie, te pafytyre.
Përgjigju-
Shif mos ka ngel ndonje cike m..t nga i Saliut edhe per ty Ardit...
-








Komente
Komento