‘Kur do martohesh?’, Noizy tregon planet për të ardhmen

‘Kur do martohesh?’, Noizy tregon planet për të ardhmen

Noizy

Intervistat e reperit të njohur Noizy janë të pakta, po ashtu ai tregohet gjithmonë diskret mbi jetën e tij private. Por, në intervistën e tij më të fundit ai ka treguar se ende nuk e ka gjetur personin e jetës dhe nuk ka plane të krijojë një familje.

 “Të gjithë u martuan, po ti?” ka qenë pyetja që iu drejtua Noziyt në emisionin “Një Kafe me Labin”.

 “Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti. I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman”, tha Noizy me shaka.

 “Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bëj dot plane. Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”, u shpreh Noizy.

 

S.C/Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 08/08/2022 22:18

    Ka koh plaku mere

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin