Një nga pyetjet që më drejtohet sa herë them se vij nga Shqipëria është: Kur e shoh Shqipërinë në BE? Por ka disa muaj që pasohet nga pyetja: Kur do pushojë fluksi i refugjatëve nga Shqipëria?
Fjala fluks më është dukur e tepruar derisa u befasova kur pashë se sipas eurostat përqindjet e refugjatëve që kanë bërë kërkesë për azil deri në fund të Qershorit janë si më poshtë: 21% vijnë nga Siria, 13% nga Afganistani, 8% nga Shqipëria, 6% nga Iraku, 4% nga Kosovo, etj.
Në një hulumtim të shtypit gjerman lexoj se Elisabeth Raether argumenton në gazetën gjermane "Die Zeit" se shteti Gjerman duhet ta rimendojë deklaratën se Shqipëria është një vend i sigurtë pasi sipas saj shumë gra shqiptare që janë viktima të kanunit dhe dhunës në familje nuk e shohin Shqipërinë si një vend të sigurtë. Që gratë shqiptare dhunohen për këtë mjafton të ndjekësh kronikën e zezë në shtypin shqiptar. Sa për kanunin, kam ndjesinë se instrumentalizohet për përfitim ndihme në Evropë.
Pasi kjo temë lëvrohet shpesh në opinionet e kundërta lidhur me futjen e Shqipërise në BE do kisha deshirë të shikoja një studim serioz lidhur me impaktin e kanunit në kohët e sotme. Personalisht mendoj se fryhen përmasat e ndikimit të kanunit. Por studime që ti citoja nuk gjeta ndaj mbetem ti besoj autores gjermane që e kish bazuar analizën në intervista të grave që kërkonin azil.
Që ti rikthehem pyetjeve të mësipërme po citoj një fragment nga një deklaratë e Ministrit të Jashtëm Gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë Sigmar Gabriel ku flasin për një plan 10 pikësh për të përballuar cështjen e refugjatëve. Në pikën e 8 të ketij plani thonë si me poshtë: "Të gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor dëshirojnë të bëhen anëtare të BE. Ne kemi arsye të forta për t'ua hapur atyre perspektivën e pranimit në Bashkimin Evropian."
BE së fundmi e deklaroi Shqipërinë si një vend të sigurtë, gjë që do të thotë se kërkesat për azil të refugjatëve Shqiptare do të përpunohen shumë shpejt madje nënkupton dhe kthim të menjëhershëm. Kjo me siguri do ta ulë paraprakisht numrin a azilkërkuesëve Shqiptarë por nëse ata do vazhdojnë të mos kenë mundësi t'u ofrojne ushqim familjeve të tyre do ta gjejnë një mundësi apo tjetër për të emigruar.
Shpresojmë se deklarata shpresëdhënëse si ajo e mësipërme nuk bëhen vetëm me qëllim për të përballuar krizën e rradhës. Eshtë në interes të BE për të kandiduar vendet e Ballkanit Perëndimor. Por natyrisht shteti Shqiptar duhet të përmbushi detyrat e tij për të bërë të mundur futjen në BE. Unë nuk mund të them se a është gati shteti shqiptar institucionalisht për të hyrë në BE por personalisht mendoj se ka përmirësime të dukshme. Nëse para disa vitesh më duhej të trokisja në dyer të ndryshme për të marrë një dokument në fund të muajit Gusht shkova në postë dhe të nesërmen mora dokumentin që më duhej. Ndaj, dy pyetjeve të mësipërme i përgjigjem me: në një të ardhme të afërt.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com