Të luash në mënyrë arstistike me figura të njohura është një art më vete dhe sidomos kur ke talent arrin të fitosh edhe cmime.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe të marrësh si personazh Donald Trump.

Një i ri nga Irani ka realizuar karikatura të cilat na prezantojnë me Kreun e Shtëpisë së Bardhë në një formë shumë qesharake,karikatura që i siguruan fitore në konkursin e zhvilluar ku merrnin pjesë 74 vende.

Madje i riu fitoi edhe cmimin e parë në konkursin e realizuar. Trump paraqitet më flokët në formën e flakëve. Manjati është i veshur me nja xhaketë të përbërë nga 100 dollarësha ndërsa në duar mban disa libra.

‘Doja ta shfaqja Trump duke shkellur rregullat e Kulturës” shprehet Asadi, artisti që realizoi karikaturën.

Në një karikaturë tjetër ai duket sikur flet me Hitler të cilit i thotë: 'Është një nder madh t'ju takoj"

Dhe Hitler i përgjigjet: “Ja”

Sic do shihni edhe në foto karikatura janë shumë qesharake por mbartin plot kuptime dhe mesazhe.

Sepse në fund të fundit arti është një mënyrë për të shprehur atë cka nuk mund ta shprehësh me fjalë.

[gallery]22941[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.co