Në prag të finales së Kupës së Italisë presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka folur pa u kursyer ndaj trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, që për tre vite ka qenë nën drejtimin e skuadrës së kaltër. Me Sarri-n Napoli zhvillonte një lojë magjepëse, të cilën e kishte zili e gjithë Europa, por ndarja ka qenë jo pak e dhimshme.
Për ‘Corriere dello Sport’ në lidhje me Sarri-n presidenti de Laurentiis është shprehur: “Ai më tradhtoi duke përdorur shumë justifikime vulgare, mes tyre ajo e parave. Unë doja të qëndronte por ai u largua me këtë justifikim.”

De Laurentiis foli edhe për momentin kur zgjodhi Sarri-n në drejtim të Napoli-t: "Në atë moment tifozët mbushën qytetin me parrulla kundër meje.”
Ne.k./Shqiptarja.comKomente

