Kur hallet e Shkëlzenit, bëhen halle të opozitës

Kur hallet e Shkëlzenit, bëhen halle të opozitës

Ka një hutim në radhët e një pjese të opozitës, pse gjithë bateritë e opozitës janë drejtuar mbi Ben Blushin. Fillimisht Lesi, si i afërt me LSI-në, e më pas Manjani. Por ka dhe qindra të tjerë që e mendojnë këtë në PD.

Ben Blushi nuk është dikush që duhet të hutohesh pse sulmohet. Ai është një publicist i talentuar, me sprova të suksesshme shkrimtari, agresiv dhe cinik ndaj kundërshtarëve, me një pozicion të pushtetshëm në media dhe padiskutim me plot influenca të fshehura e të hapura mbi punët e pushtetit.

Nuk ka pse çuditet njeri pse sulmohet. Unë vetë kam nja 20 vjet që e sulmoj, më shumë se të tjerët.

Interesante këtu janë dy gjëra.

E para dhe më e rëndësishmja, është që axhenda e opozitës, është axhenda e familjes Berisha. D.m.th meqë Berishët janë në konflikt me Blushin prej prodhimit të dokumentarit për Haklajt e deri tek shkrimet e fundit kundër Shkëlzenit për pasuritë e reja në Gërdec, gjithë bateritë e opozitës janë drejtuar ndaj tij.

Ky është një tregues që opozita udhëhiqet jo vetëm fizikisht prej Berishëve, por axhenda e opozitës është axhenda e halleve të tyre, armiqtë e opozitës janë armiqtë e Berishëve dhe fokusi i opozitës është fokusi i familjes Berisha.

E dyta, që ka po kaq rëndësi, është se kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk e ka sulmuar Blushin dhe nuk e ka në axhendë betejën me të. Ai po del nga vilat në Hamallaj, ndalon në Manëz, takon ndonjë demokrat tek kafja e fshatit, që sajon halle tërmeti, e kthehet prap në Hamallaj tek vilat.

Duket përgjithësisht konstruktiv, me axhendë serioze antiqeveritare dhe jo personale, por nuk ja quan njeri. Nuk ja quan as LSI, as Nikolla, as Manjani, as të tjerët. Të gjtihë thonë pse opozita sulmon Blushin, pasi opozitë quajnë Berishët.

Kjo e dyta më duket më e rëndë se e para. Nëse në rastin e parë kemi një përdorim të opozitës për axhendë personale të Berishëve, në rastin e dytë kemi një diskualifikim të veprimtarisë formale të kryetarit të opozitës, duke mos e konsideruar fare si të tillë.

Dhe kjo mendoj se është më e rëndë se sa sulmet ndaj Blushit. Ai është nga ajo racë njerëzish të letrave, që mezi pret t’i shtohen personazhet negative, se me ata jeton. Ndaj mos ja qani hallin.

Mos ja qani hallet as për para, as për median që drejton, as për ato që fiton zyrtarisht dhe jo zyrtarisht, dhe sidomos as për sulmet që i bëhen. Thjesht mezi i pret.

Qajuni hallin këtyre opozitarëve, që mendojnë se po bëjnë opozitë duke mbrojtur Shkëlzenin si të padënuar dhe Ndroqin si të dënuar. Këta i bëjnë dëm opozitës, sa 100 Ben Blushë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 11/08/2020 15:40

    Kur hallet e Shkelzenit JANE edhe hallet e opozites. A nuk doli nga parlamenti sapo nisi ceshtja e CEZ it?. U dha urdher Sala dhe ata nuk ia bene fjalen me dysh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni