Fjalët që shprehin koncepte të mëdha shpesh herë duken sikur vijnë nga një origjinë hyjnore, por në fakt ato reflektojnë një parim të njohur të semantikës, të identifikimit të koncepteve me sendet që i kanë përfaqësuar. Kështu p.sh pak kush mund t’i vejë mendja apo t’i kujtohet nëse ka lexuar diku se fjala tragjedi kaq e nevojshme për të kuptuar dhimbjen, vuajtjen dhe katarsisin njerëzor, të ketë në qendër të saj dhuratën që i jepej fituesit në lojërat e festimet të organizuara për nder të hyut Dionis.
Kjo dhuratë që ishte cjapi shumë e denjë për vendet malore , ku konsiderohej një kafshë e shenjtë për të mbarështuar ekonominë e rrjedhimisht dhe për tu flijuar, duket sikur e plebetizon paksa aristokracinë e lartë të fjalëve që pasqyrohet në formën e tragjedisë, por në të vërtetë ata që i kanë dhënë jetë këtij lloji arti skenikë janë aktorët e mrekullueshëm tragjikë.
Etnosi dhe kombi ynë ka pasur fatin të lindin një të tillë të shënjuar në memorien e kohës me emrin e një heroi të madh të antikitetit si Aleksandër dhe me mbiemrin e një profeti të madh të njerëzimit si Moisi. Nuk e di se çfarë kombinimi më të mirë mund të gjente fjala tragjike sesa kombinimi i këtyre dy emrave në një person, pasi Aleksandri i Madh mbi të gjitha ishte një hero kulturor, njeriu që në çdo avancim të ushtrive të tij ndërtonte dhe institucione të rëndësishme kulturore që shpërhapnin qytetërim dhe Moisiu që udhëhoqi popullin e vet drejt Tokës së premtuar dhe mori dhjetë Urdhëresat e Shenjta duke shpërhapur fjalën e Zotit. Këtë lloj kombinimi e mbivendosje kulturash mund ta gjeje vetëm në Gadishullin Ilirik prej nga ishte origjina e Aleksandër Moisiut, pasi ai ashtu si dhe Aleksandri i Madh është një hero kulturor.
Moisiu i dhuroi skenës temperamentin kolerik shqiptar, butësinë mesdhetare italiane dhe logjikën e ftohtë gjermane. Shumë e vështirë për t'i përmbledhur të tri këto veti në një, dhe ne kohën kur populli i tij përjetonte tragjedi përndjekjeje duke dale e hyrë nga skenat e historisë. Por Moisiu ishte gjeni, ndaj ekzistencializmi në monologun e Hamletit "To be or not to be" merrte vrull dhe i ngjante nje poeme kushtuar jetës. Hamleti ishte shkruar për Moisiun dhe Moisiu ishte lindur posaçërisht për të interpretuar princin e Danimarkës thotë Max Brod miku dhe biografi i Franc Kafkës që së bashku me të patën fatin ta ndiqnin gjatë vitit 1903 në Teatrin Gjerman të Pragës. Por ç’përmbante kaq sharm zëri i Moisut dhe loja e tij teatrale? Përse vendet e ftohta, si vende ngjarjesh të tragjedive të mëdha e pëlqenin kaq shumë aktrimin e tij?
Përgjigjen na e jep një personalitet tjetër i madh i kulturës gjermanike, Stefan Zvajk, kur shkruante se “njeriu i jugut, mbetet gjithnjë njeriu i jugut. Në mënyrë që të mos ngrijë ai merr me vete diellin e vendit të tij kudo ku shkon”. Zvajk si gjithë të tjerët që jetonin në në Perandoritë e Mëdha , ka shumë mundësi të mos e dinte origjinën e saktë të Moisiut, ose ta identifikonte atë si Italian, por përkufizimi i tij mbetet në fakt proverbial. Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për tu thirrur si njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë. Kjo mund të shndërrohet dalë nga dalë në një dilemë kulturore,e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.
/Shqiptarja.com