‘Kur kafshët dolën nga kafazi’, 10 vite nga droni dhe dhuna e Beogradit! Sot FSHF bashkëorganizon Euro 2027 me Serbinë

‘Kur kafshët dolën nga kafazi’, 10 vite nga droni dhe dhuna e Beogradit! Sot FSHF bashkëorganizon Euro 2027 me Serbinë

Momenti i dronit 10 vite më parë

14 tetor 2014, ora 21:27, Beograd – Serbi. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016 mes Serbisë vendase dhe Shqipërisë ndërpritej nga hedhja në fushë e sendeve të forta dhe më pas nga përleshja mes futbollistëve.

Ndërprerja ishte paralajmëruar që para fillimit. Ishte ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fërshëllima e britma penguan këndimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar. Në këto kushte të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, arbitri anglez Martin Atkinson filloi ndeshja mes thirrjeve ‘Vriti shqiptarët’.

Droni me simbolet e Shqipërisë dhe mbishkrimin ‘AUTOCHTHONOUS’ fluturonte kryelartë mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, paçka se serbët si askund tjetër kishin marrë masa që mos kishte asnjë simbol kuqezi në stadium, si edhe asnjë tifoz mik, përveç delegacionit dhe një pjese të gazetarëve.

Pjesa tjetër është histori, dhunë dhe përleshje në fushë, kontrolle në dhomat e zhveshjes, racizëm serb dhe tri pikë nga CAS për Shqipërinë. Ky ‘sukses’ ndikoi që kuqezinjtë të merrnin pjesë në fazën finale të Euro 2016 për herë të parë në histori.

‘Kafshët dolën nga kafazi’, ky ishte një nga titujt e medieve botërore për ato ngjarje që njollosën Serbinë dhe nxorën në pah nacionalizmin dhe urrejtjen e sëmurë karshi shqiptarëve.

Sot, dhjetë vite pas këtij momenti të gjitha duken të harruara dhe Federata Shqiptare e Futbollit po bashkëorganizon me serbët Euro 2027 për 21-vjeçarët, duke nënçmuar të gjithë ato emocione negative dhe grushta, me disa protagonistë të Federatës që vijojnë të jenë ende në krye, përshi kreun Armand Duka.

Autori i ‘AUTOCHTHONOUS’, Ballist Morina kaloi nëpër gjykata, gjyqe dhe u bë simboli i reagimit dhe gjenialitetit, paçka se veprimi i tij nuk është shembull për t’u marrë, pasi edhe mund të mos kishte dalë gjallë nga Serbia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Dhjetë vite më pas, Ballist Morina 'rikthehet' për 'Autochthonous: Kam kaluar shumë sfida, mos u dekurajoni


Sot janë mbushur plot 10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd.

Nuk mund të mungonte një postim nga Ballist Morina, ideatori dhe autori, i cili gjithashtu jep edhe një mesazh për brezin e ri.

Reagimi i Ballist Morinës:

“10 vite AUTOCHTHONOUS,10 vite lavdi,krenari por edhe 10 vite peripeci,përndjekje,ndalime,paragjykime,përballje,sulme etj.

Pavarësisht të gjithave unë dhe SHOKU i asaj nate nga SHKUPI, MOLOS PARTHINI i kemi mbijetuar sfidave fiks si SHQIPTARIA pushtimeve dhe vuajtjeve ndër vite,dekada dhe shekuj dhe kontributin për vlerat familjare,qytetare dhe at’dhetare do e japim deri n’frymën e fundit.

N’kët përvjetor nuk mund lemë pa përmendur,falenderuar edhe djemtë e kombëtares shqiptare t’futbollit t’asaj nate ku pa reagimin e fuqishëm të tyre n’mbrojtje t’flamurit AUTOCHTHONOUS e gjithë kjo që po përkujtojmë sot nuk do kishte asnji kuptim!

Urojmë gjithë shqiptarëve: Gëzuar ditë e Autoktonëve! Për brezat e rinjë këshillojmë që mbrojtja e vlerave familjare,qytetare dhe at’dhetare ka nji çmim,nganjiherë çmim edhe t’lartë por ju nuk duhet KURRË t’dekurajoheni përballë pasojave pasi mbrojtja e vlerave t’lartpëmendura nuk ka asnji çmim! ZOTI na ruajt t’gjithvë neve!”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)