Kur kryeministri britanik i 'prish qejfin' Lulzim Bashës
Lulzim Basha dhe Boris Johnson
Deklarata e minstres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pak ditë më parë nëse ka mbingarkesë të sistemit shëndetësor, mjekët do duhet të zgjidhnin mes pacientëve, shkaktoi një reagim të fortë nga kreu i opozitës Lulzim Basha i cili u vërsul në akuza ndaj ministres dhe kreut të qeverisë Edi Rama.
Po kur kanë kaluar pak ditë nga ajo deklaratë ishte kryeministri i Britanisë Boris Johnson i cili në dalje urgjente për mediat lajmëroi vendim e qeverisë së tij për një mbyllje të dytë për vendin pasi shifrat e larta të infektimve ishin alarmante.
Gjatë fjalës së tij u përpoq të dërgonte një mesazh pak më optimist duke thënë se kam besim se do të ndihemi shumë më ndryshe dhe më mirë deri në pranverë.
Johnson tha se masat të cilat hyjnë në fuqi nga mesnata e së enjtes deri mëngjesin e 2 dhjetorit ishin mënyra e vetme për të shmangur parashikimet e zymta se mund të kishim 85,000 vdekjeve këtë dimër, shumë më lart se ‘rasti më i keq i mëparshëm’, dhe se sistemi shëndetësor do të ishte në kolaps para Krishtlindje.
Ai tha se mjekët mjekët do të duhet të zgjedhin për shpëtimin e të sëmurëve me Covid.
“Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,” deklaroi Johnson, raporton BBC.
“Asnjë kryeministër i përgjegjshëm nuk mund të injorojë shifrat që sugjerojnë ekspertët se vdekjet do të arrijnë disa mijëra në ditë”, me një “kulm vdekshmërie” më keq sesa ai në prill”, tha Johnson.
Por kreu qeverisë britanike nuk është i vetmi që e ka përmendur këtë fjalë, pasi edhe në itali kur vala e parë goditi vendin u diskutua diçka e till, gjithashtu edhe në Spanjë, Zvicër dhe disa shtete të ndryshme në Amerikën Latine.
Por në Shqipëri deklarata e Manastirliut u përdorë nga opozita ndoshta politikisht ndoshta pasi jemi para zgjedhjeve të 25 prillit dhe kreu i saj Basha kërkon vemendjen e mediave dhe të publikut./Javanews
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
Zoti apo natyra , i ka dhene njerezit te barabart ne mes te barabarteve ; mendoni se , Manastirliu , qoft edhe z Johnson mundeni te dilni mbi zotin apo natyrn ?!. Te gjith njerezit kan dhene dhe japin kontributin e tyre --gjat te gjitha koheve -- ne ekonomi , ne shkence , teknike e teknologji , politike ,; zoti , nuk e ka ndar shoqerine njerezore ne grupe , ca te privilegjuar te jetojne , e ca te denuar te vdesin , vdekia duhet tju vije njerezve , kur e ka caktuar zoti apo natyra . Nuk mundet ti caktoje e te beje keto diferencime asnje rob zoti , qoft ky edhe zoteri Johnson , Manastirliu , apo cilido qe i duket vet--vetia se eshte vet zoti . Shendetesia duhet tu sherbeje gjithe popullit , pa dallim , qeveritar apo fshatar , i madh apo i vogel , para zotit , ndergjegjes dhe shpirtit , jemi te gjithe njesoj . Nuk ka pse te perdoret politikisht , mungesa e institucioneve shendetesore , per te gjithe ; ajo eshte detyre e ministrise se shendetesise dhe qeverise , sigurisht , te behet sa me shume te jete e mundur , tju sherbehet gjithe popullit , jo ne menyre selektive .
PërgjigjuZoti nuk zbret ne toke qe te mari me vete ata qe ai deshiron, Ai ka leshuar nje apandemi te rrezikshme dhe ka lene ne doren e sherbetorve te tij qe punojne ne sistemin shendetesor per te vendosur kush do te shkoje prane Tij. Vendosni Maskat sa here qe dilni perjashta, evitoni baret, restorantet, autobuzat, kinemate, beni sakrifice duke izoluar veten edhe nese ky izolim do te zgjati shume gjate, bejni se eshte e domosdoshme per te mbrojtur jeten tuaj, beni dush te bollshem sa here qe hyni brenda ne shtepi, mos konsumoni ushqime sapo te blera, vendosini ato per disa ore ne nje vend te pershtatshme dhe mbas kesaj shplajini me uje ose i fshini me letrat alkolike, pastaj futini ne frigorifer.Beni sakrifice duke izoluar veten per te ruajtur jeten .Kalofte sa me shpejte dhe pa pasoja kjo apandemi. Amin.