Kur magjia ndodh virtualisht: Premiera e filmit të 'Zâ Fest IV' vjen këtë të dielë online

Kur magjia ndodh virtualisht: Premiera e filmit të 'Zâ Fest IV' vjen këtë të dielë online

Pandemia ishte një nga pengesat më të mëdha, me të cilën u përballëm, por pikërisht në një vit si ky, atëherë ku njerëzit kanë më shumë nevojë për shpresë, emocione dhe art, Zâ Fest nuk mund të mungonte.

Edicioni i katërt i festivalit do të transmetohet online dhe magjia e tre ditëve me muzikë, poezi dhe aktivitete, do t’i përcillet publikut të Zâ Fest, përmes një filmi, premiera e të cilit është më datë 27 shtator, ora 18:00 në YouTube e faqen e Facebook-ut të Zâ Fest, mbështetësit kryesor Delegacioni e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Iceberg Communication.

Ishte besimi i mbështetësve besnikë dhe bashkëpunëtorëve, që ndajnë largpamësinë e të gjitha përfitimeve që buron nga ky aktivitet, ato qëi dhanë shpresë drejtorit artistik Vlashent Satatë besonte se edicioni i katërt i Zâ Fest nuk duhet të mungonte. Ndonëseinteresi ishte shumë i lartë dhe gjithëkush priste të përjetonte magjinë e Thethit, duke respektuar rregullin që ndalon grumbullimet, festivaliu organizua në datat 14, 15 dhe 16 gusht në mungesë të publikut të gjerë.

Shkodra ka qenë gjithnjë shtëpia e Zâ Fest, por këtë vit, për të parën herë, skena e festivalit u ngrit dhe në Kalanë e Rozafës, një monument mijëvjeçar edhe një trashëgimi e vendit tonë. Mes atyre mureve që mbartin histori të jashtëzakonshme, magjikja mori formëe vendi u elektrizua nga performanca e artistit Vlashent Sata. Për herë të parë në atë skenë u ngjitën gjithashtu Shkodra Elektronike dhe Sytë, dy grupe të reja, muzika e të cilëve karakterizohen nga stili dhe rryma e veçantë.

Zâ Fest ka si qëllim jo vetëm rizgjimin e vlerave shqiptare, kultivimin e artit, zhvillimin e ekonomisë lokale e më gjerë, por edhe përcjelljen e mesazheve të forta. Në vendet më të bukura të Thethit ishte artistja Ilire Vinca, me një karrierë prej më shumë se 3 dekada në fushën e pedagogjisë, kinematografisë dhe në skenën e teatrit, e cila performoi poezi dhe përçoi mesazhe për të drejtat e grave e jo vetëm. Ilir Kaso, pedagog në Akademinë e Arteve, mik i Zâ Fest, ishte gjithashtu një ndër të ftuarit, i cili përmes performancës së tij me gurë të mbledhur anembanë Shqipërisë, përcolli mesazhepër ruajtjen e natyrës dhe ndërgjegjësimin ndaj saj.

Si çdo vit, nuk munguan aktivitetet, takimet dhe "Një kafe në Muzeun Etnografik të Dukagjinit" organizuar nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në bashkëpunim me Zâ Fest, pati si qëllim diskutimin dhe shtrimin e mundësive që ky muze të shndërrohet në një vatër komunitare edhe në një portë hyrëse, ku takohet vizitori me traditën e krahinës së Dukagjinit.

Në gusht të 2017-s, kohë kur artisti Vlashent Sata organizoi edicionin e pare të Zâ Fest, qëllimi i tij ishte që festivali të ishte i përvitshëm, e pas edicionit të katërt, me bindje themi se ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme mbi kulturën, trashëgiminë dhe natyrën e vendit tonë.
Mendim i mirë… Rri me ne edhe këtë herë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin