Gjendja problematike e Arsimit të Lartë është e lidhur me shumë shkaqe. Dihet se hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e një problemi është përcaktimi i saktë i tij ashtu sikundër zhdukja e pasojave të një fenomeni fillon me eliminimin e shkaqeve që kanë sjellë atë. Reformat, ndryshimet, skemat dhe elementët e tjerë strukturorë që hartohen dhe zbatohen në një reformë arsimore, ndryshe nga reformat në fusha të tjera, sjellin një impakt jo të menjëhershëm, por me kalimin e disa viteve që janë më shumë se vitet e një mazhorance në qeverisjen e një vendi. Për shembull mund të themi me siguri, se një nga shkaqet e cilësisë së ulët në arsimin e lartë inxhinierik është kontingjenti me përgatitje të dobët i studentëve që vijnë nga arsimi parauniversitar, gjë që ka filluar mbi 10 vite më parë.
Pra çdo reformë, çdo ndryshim që bëhet sot e jep efektin pas 10 viteve dhe se çdo gabim që mund të bëhet do të japë efektin negativ pas një periudhe shumë të gjatë, çka nuk të jep kohë për korrigjim. Kjo është arsyeja që edhe ndryshimet e bëra këto 23 vjet, duke mos qenë ato të duhurat, kanë sjellë këtë gjendje negative të akumuluar e që do të kërkojë shumë kohë për ta korrigjuar, edhe kjo, nëse masat korrigjuese do të jenë të duhurat. Kjo specifikë e arsimit është një arsye e fortë për nevojën urgjente të kryerjes së një reforme në arsimin e lartë dhe për këtë duhet përshëndetur dhe mbështetur nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve që e ka futur në axhendën e saj këtë çështje. Në këtë kuadër, duke qenë pjesë e sistemit dhe me një përvojë mbi 30 vjeçare si pedagog në një fakultet inxhinierik, u ngacmova për të dhënë disa mendime në lidhje me disa aspekte specifike të arsimit të lartë inxhinierik. Fakultetet inxhinierike kanë disa specifika që dallojnë nga pjesa tjetër e fakulteteve dhe duke marrë në konsideratë këto veçori po përmend disa drejtime që mendoj se duhen patur në konsideratë në kuadrin e reformës në arsimin e lartë.
Së pari, në formimin inxhinierik kërkohet një përgatitje e veçantë në shkencat e formimit baze të përgjithshëm: në matematikë, fizikë dhe kimi. Kjo kërkon që studentët që duan të regjistrohen në fakultetet inxhinierike duhet të kenë siguruar një nivel cilësor të caktuar në formimin parauniversitar në këto lëndë. Ky nivel i domosdoshëm duhet të vihet si kriter, për shembull që nota mesatare për secilën nga këto lëndë të jetë jo më e vogël se 7 (sot pranohen edhe me notë mesatare 5 për secilën nga këto lëndë).
Së dyti, në planet mësimore të degëve inxhinierike është mirë të vendoset unifikimi i tyre në të 3 vitet e Bachelorit dhe konkretisht rreth 90 kredite për lëndët matematikë, fizikë, kimi, informatikë dhe 90 kredite për formimin e përgjithshëm inxhinierik. Ndërsa për formimin inxhinierik specifik, sipas degëve të zgjedhura, të shfrytëzohet niveli i studimeve “Master professional” apo shkencor, duke përcaktuar kritere të tjera, kryesisht bazuar në notën mesatare. Kjo gjë do të rriste shumë cilësinë e formimit të një specialisti inxhinier, mobilitetin dhe fleksibilitetin në zgjedhjen e drejtimeve të veçanta të formimit inxhinierik. Nga ana tjetër, kjo do të krijojë mundësinë për të “spastruar” planet mësimore nga disa lëndë jo të rëndësishme në formimin e specialistit të lartë, por që kanë mbetur aty të trashëguara, për efekt të sigurimit të ngarkesës mësimore të ndonjë pedagogu të veçantë.
Së treti, në formimin inxhinierik kanë shumë rëndësi analizat dhe eksperimentet laboratorike. Pajisja e fakulteteve inxhinierike me laboratorë kërkon investime relativisht të mëdha. (Kjo është ndoshta një nga arsyet se pse universitetet private kanë shumë pak diploma të fushës inxhinierike pasi këto janë të kushtueshme).
Së katërti, lidhur me aspektet financiare të reformës së Arsimit të Lartë ku synohet një skemë e re e financimit, mendoj se ka vend për përmirësime, por përfshirja e universiteteve private në këtë skemë do të ishte gabim i madh me pasoja të rënda për arsimin publik. Po flitet që përfshirja e universiteteve private në skemën e financimit justifikohet vetëm me faktin që universitetet private të “deklarohen” jo fitimprurëse. Por statusi “jo fitimprurës” për kushtet e Shqipërisë, mund të realizohet shumë kollaj; mjafton që një universitet të barazojë formalisht shpenzimet me të ardhurat. Këtë gjë mund ta bëjë qoftë vetëm duke vendosur rroga marramendëse për të gjithë të punësuarit në këto universitete. Kjo fushatë për të realizuar këtë skemë ka rreth 2 vjet që ka filluar, me përfshirjen dhe të një specialist të huaj e ku si model u servir një model nga Kili i largët.
Kjo skemë u diskutua dhe u kundërshtua fuqishëm nga pothuajse i gjithë komuniteti i pedagogëve të universiteteve publike dhe u demaskua si një përpjekje dhe lobim i fuqishëm në interes të universiteteve private. Kjo skemë u kundërshtua me shumë të drejtë dhe me shumë argumente edhe nga opozita e djeshme (mazhoranca e sotme). Por për çudi edhe mazhoranca e sotme ka ndryshuar mendim dhe ka nisur të mbajë qëndrim “miqësor” në lidhje me përfshirjen e universiteteve private në skemën e financimit.
Përfshirja e disa personaliteteve nga universitetet private në grupin e reformës së Arsimit të Lartë, mendojmë se përbën konflikt interesi në këtë aspekt. Argumentet që kundërshtojnë përfshirjen e universiteteve private në skemën e financimit nga shteti janë të shumtë.
Po përmend vetëm disa: Universitetet private janë ngritur si biznese private fitimprurëse që si produkt kanë specialistin e lartë të diplomuar. Disa prej universiteteve private kanë arritur suksese të rëndësishme, si në cilësinë e produktit që realizojnë (të diplomuarit) ashtu edhe në normën e fitimit. (Shumë pedagogë të universiteteve publike kompensojnë rrogën që marrin në shtet nëpërmjet mësimdhënies në universitete private. Pagesa e pedagogëve në universitetet private është shumë më e lartë se në universitete publike).
Nuk dimë nëse ndonjë universitet privat është krijuar për bamirësi. Universitetet private kanë krijuar një infrastrukturë mësimore bashkëkohore, në një nivel shumë më të lartë se universitetet publike (ndërtesa, auditorë, kabinete, laboratorë etj.) Universitetet publike kanë nevojë për shumë investime për të arritur në nivelin e universiteteve private. Po qe se do të fillonte aplikimi i skemës së financimit nga shteti, edhe për universitetet private, atëherë universitetet publike do të ishin në një pozitë diskriminuese.
Pra shteti para se të harxhojë një pjesë të buxhetit për universitetet private, fillimisht duhet të investojë për përmirësimin e infrastrukturës mësimore të universiteteve publike, për t’i sjellë ato në nivelin e atyre private. Një opsion i mirë dhe me risk më të vogël, do të ishte marrja e modeleve të gatshme nga universitete të suksesshme të vendeve perëndimore, si për planet dhe programet mësimore, ashtu edhe për skemat e financimit. Por në marrjen dhe zbatimin e modeleve shpesh shtohet dhe zbatohet shprehja, “në përshtatje me kushtet konkrete të vendit”. Këtu fillon dhe justifikohet spekulimi, modeli bastardohet dhe zbatimi i modelit dështon. Prandaj, në qoftë se do të konkludohet në kopjimin e modeleve, ato duhen marrë dhe zbatuar me rigorozitet, pa ndërhyrje dhe modifikime.
(Botuar ne gazeta Shekulli)
*Pedagog, Fakulteti i Gjeologji-Minierave
/Shqiptarja.com