Kur një shoqëri tradhëton një vogëlushe vetëm 11 vjeçe

Kur një shoqëri tradhëton një vogëlushe vetëm 11 vjeçe

Kur një fëmijë 11 vjeç ecën vetëm në një park, kudo që të jetë ky park, në Tiranë, Londër, Paris a Prishtinë, do të thotë se ai/ajo fëmijë ka besim tek të gjithë. Me pastërtinë engjëllore mendon se nuk do t’i ndodhë asgjë e keqe dhe ecën përpara gati me symbyllur. Edhe pse përrallat për fëmijë, ato shqiptare dhe ato më të famshmet në botë i paralajmërojnë të vegjëlit për rreziqet përmes monstrave, ujqërve, shtrigave etj. prapë, në këto përralla, ka gjithnjë një situatë a një hero që e shpëton vogëlushen/vogëlushin.

Në Shqipërinë e para disa viteve dikush tregon se një grup djemsh adoleshentë kishin rrethuar dhe vënë në mes dy vajza të vogla dhe po i detyronin të ngrinin fustanin. Menjëherë ndërhynë të mëdhenjtë dhe vajzat vazhduan rrugën e tyre, ndërsa djemtë ja mbathën nga sytë këmbët. Ato vajza nuk do ta harrojnë kurrë atë ankth dhe atë moment, por dikush ishte vigjëlent dhe i ndihmoi.

Në Prishtinë, në lagjen “Arbëria”, vogëlushja 11 vjeçare u fut në makthin më të tmerrshëm që një fëmije mund t’i bjerë për pjesë. Honi i humnerës u thellua edhe më tepër kur ata që iu shtuan grupit të dhunuesve nuk ishin shpëtimtarë të saj, edhe pse më të mëdhenj në moshë, por dhunues të tjerë. Ku ka më keq e më poshtë se kaq dhe a tregon kjo ngjarje për tokën e djegur të krijuar rreth qënieve të brishta njerëzore? Por edhe më rëndë: A është kjo ngjarje një alarm dhe një tregues se çfarë qëniesh njerëzore lëvizin përreth?

Disa nëna e baballarë shqiptarë i mësojnë fëmijët me një agresivitet të tepruar. Kush guxon t’iu afrohet, dinë të reagojnë me gjuhë, këmbë e duar. Duhet të veprojmë të gjithë kështu për të mësuar fëmijët të reagojnë siç duhet? Duhet t’i çojmë fëmijët që në djep të ushtrojnë arte marciale apo të tjera teknika për vetëmbrojtje ndaj të pashpirtëve në qarkullim? Apo shoqëria duhet të nisë e të arnojë urgjentisht të çarat humane që janë krijuar qofshin në Tiranë a në Prishtinë. Në social media është plot me “mina njerëzore” që shpërthejnë në urrejtje, përbuzje, justifikime e sharje edhe në rastin e 11 vjeçares në Prishtinë. Janë të dukshëm, tashmë as nuk e fshehin shëmtinë e shpirtit të tyre. Disa bënë mirë që i denoncuan me emër e mbiemër. Të tmerrshmit rreth nesh duhen izoluar.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja