Një video e publikuar në rrjetet socialiste ka sjellë reagimin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në këtë video, një punonjës i Policisë Rrugore ka ndaluar dhe po gjobit për tejkalim shpejtësi një qytetar me automjet.

Por, ndërsa polici i referohet shkeljes së nenit të Kodit Rrugor, qytetari i kërkon shpjegim sesi e vërteton tejkalimin e shpejtësisë.

Punonjësi i rrugores ka reaguar me arrogancë, ndërsa i riu i ka kujtuar atij nenin e Kodit Rrugor që përcakton se majta e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve bëhet me radar dhe tahograf.

Në reagimin e tij, ministri i Brendshëm shprehet se kjo sjellje është e papranueshme për Policinë e Shtetit. Tahiri inkurajon qytetarët për denoncime në raste shkeljesh të tilla, por nuk bën të ditur as nëse ka masë ndëshkuese ndaj punonjës të Policisë dhe as nëse gjoba është e pavlefshme.