Carlo Bollino: Kur Sali Berisha i vë zjarrin edhe slitës së Babagjyshit

Carlo Bollino: Kur Sali Berisha i vë zjarrin edhe slitës së Babagjyshit

Si do të ishte protesta e sotme nëse mijëra të rinj do të ishin ulur me orë të tëra para Ministrisë së Brendshme, në heshtje, pa thënë asnjë fjalë, secili me një qiri në dorë, duke shfaqur vetëm fotografinë e Klodjan Rashës? Si do të kishte reaguar qeveria nëse një turmë e të rinjve pa një parti pas tyre do të kishte përmbytur derën dhe shkallët e Kryemistrisë me kurora dhe qirinj në kujtim të Klodjan Rashës, duke mbushur ndërtesën me një lumë mesazhesh dashurie? 

Kurrë nuk do ta dimë, sepse u ndëzën shashkat në vend të qirinjve, sepse fotografia e Klodjan Rashës shpejt u shkel nga vetë demonstruesit dhe në vend të luleve u hodhën gurë dhe çadra dhe çfarëdo sendi që ata militantë të partisë  kishin nëpër duar. Nuk kishte idealistë të rinj për të udhëhequr protestën, por Sali Lushaj dhe djali i tij, Stresi, ndërsa ushtria e tyre e zemëruar u vuri flakën pemëve drerët plastikë dhe slitën e Babagjyshit të vendosura në trotuare për të zbukuruar qytetin. 

Ajo që pamë sonte në Tiranë nuk ishte dhimbja qytetare për vdekjen e padrejtë të Klodjan Rashës, por zemërimi i zakonshëm politik i shprehur nga ata që gënjejnë veten e tyre duke menduar ende qe mund ta rrezojne qeverinë duke përdorur dhunën. Në fillim në shesh kishte edhe të rinj normalë, ata të shëndetshëm dhe të indinjuar, ata që u përpoqën të vepronin si një mur kundër barbarëve që në vend të tyre thjesht donin të thyenin, digjnin, shkatërronin. Përfundimisht krahu i moderuar i sheshit, si gjithmonë, duhej të tërhiqej dhe para policisë mbeti grupi i zakonshëm prej pak qindra huliganësh të gatshëm për të bërë luftë guerile, që në vend të maskës anticovid, kishin atë të keqbërësve.

Zjarri i vendosur kudo, i cili mund të vështrohej pas reve të gazit lotsjellës, mban vulën e pangatërrueshme të bëmave të Sali Berishës dhe piratëve të tij. Këmbëngulja përpara radhëve të policisë mban vulën e zemërimit dhe të vendosmërisë së Ilir Metës dhe krahut të tij të armatosur. Të dy janë fajtorë për zhytjen e të gjithë opozitës në humnerën e përbuzjes popullore. Sepse nuk ka asnjë shqiptar qytetar, dhe ata janë shumica, të cilët nuk mund të durojnë më skenat e dhunës urbane të shkaktuara nga uria për pushtet. 

Kohët kanë ndryshuar por Berisha, Basha dhe Meta nuk e kanë kuptuar. Dhe kështu, ndërsa ata u përpoqën me një pretekst tjetër për të sulmuar ndërtesën e qeverisë, duke arritur vëtëm të shuanin zbukurimet per Vitin e Ri të mbetura të pambrojtura, Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara njoftoi marrëveshjen me gjigantin farmaceutik Pfizer për të marrë vaksinat anti-covid për Shqipërinë që nga muajt e parë të vitit të ri. Dy muaj para votimit. Janë dy botë dhe dy vizione të kundërta, ndoshta të dyja mënyra propagande. Por Rama e përdor atë për t'i bërë njerëzit të harrojnë gabimet e tij, ndërsa opozita, edhe një herë tjetër, arriti t'i bëjë njerëzit të harrojnë arsyet e saj. Në fund të ditës askush nuk e mban mend pse nisi protesta, por të gjithë do të kujtojnë se kush janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta dhe se si kultura e tyre e hakmarrjes dhe dhunës nuk ka ndryshuar ende. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeneli: 10/12/2020 20:36

    Ngjarja e mbremeshme me kujtoi ngjarejet e Shkodres dhe te 14 shtatorit ,te grushtit te shtetit,si pretekst vrasja e Azem Hajdarit.Dyshoj se ngjarja ka qene e qellimeshme dhe e pregatitur(mos qofte keshtu) nga ata qe dine mire ti bejne keto pune,ketu e 30vjete.Per cudi tegjitha shkaterimet,djegjet,vrasjet jane bere nga nje krah i politikes me dirigjent shume vjecar Berishen.Shume jete njerzish jane marre keto 30 vjete nga klane te caktuara te politikes,disa dihen por shume nuk dihen dhe avash,avash po i mbulon hiri i arreses.Nje paaftesi totale e drejtesise si e vjetra,por dhe e reja(mos qofte e vertete) per tu marre seriozisht me krimet makabre qe kane ndodhur ne kete vend.Ngjarja e djeshme duhet te trajtohet shpejte dhe te dale e veteta ne sheshe,qe te vihet te pakten nje here drejtesia ne vend.Te shpresojme.

    Përgjigju
  • Edi R: 10/12/2020 19:25

    Next is Edi Rama to resign! And why NOT NOW!! Nga Djali i Edi R.

    Përgjigju
  • Jona Kukeli: 10/12/2020 17:58

    E mire, e morem vesh qe je media e majte. Uli pak tonet sidoqe te jete...

    Përgjigju
  • Mala: 10/12/2020 14:11

    Dikush po kerkon Mjegulle,ne vend qe te heqim Mjegullen,nuk perfitojme nga mjegulla, Kerkuesit e mjegulles jane shemtia e ketij populli e kesaj hapesire shqiptare.Mos t'i bejem hapesire shemtise,nuk eshte per ne as per kete toke shqiptare.

    Përgjigju
  • leone: 10/12/2020 13:11

    Jemi me fat qe ne shqiperi kemi te tille gazetare si Carlo Bollino,Frrok Cupi.Muc Nano,MJero Baze,Viktor Malaj,Bedri Islami e shume te tjere qe na bejne me krahe kur i lexojme dhe na japin shprese se bandite te tille si Berisha,Likja,Lyli,Mediu dhe gazetare bythelepires te tyre si Lesi i Nikollajve qe u ka ngecur corba e prishur ne gryke, nuk kane per t'iu imponuar kurre ketij populli e ketij vendi me mjete demokratike.Ndaj ata po perdorin guret e fundit te tyre perpara zgjedhjeve ashtu te pashprese sic jane.Duke shfrytezuar kete ngjarje tragjike qe i preu fillin e jetes te ndjerit Klodi Rasha dhe qe e zhyti ne zi familjen e tij,ata kerkojne te marrin pushtetin ne tavolineme force e me trazira te ndyra te stisura,ashtu sic e kane tentuar disa here,pasi vetem keshtu i genjen mendja se do e rrembejne tepsine.Demonstrata e turpeshme e djeshme e organizuar nga keta mjerane bose te krimit e te korrupsionit me ndihmen e fytyrave te njohura e te diskredituara tashme perpara opinionit si Sali Lushaj (deshmitar dhe aktor dhe ne vrasjen e Azem Hajdarit) dhe i biri,nje njeri me probleme mendore ne vijen e pare te zjarrit si gjithmone ,duhet te jete nje kembane alarmi per Arben Krajen e SPAKut,per zonjen KIM ,qe dosjet e pluhurosura qindra e me shume faqesh te ketyre birbove "politike" te nxirren nga sirtaret sepse,sic thote populli "vesi del me shpirtin" dhe ata vetem te vdekur do te ndalojne se luftuari DEMOKRACINE ne vend dhe organet e reja te drejtesise,ne funksion te pandeshkueshmerise se tyre per krimet e bera dhe gjene e vjedhur nga shqiptaret.Ndaj ata e hapin thesin e parave per te grumbulluar ne keto "demonstrata' sa me shume elelente me rekorde kriminale si puna e Lushajve e te tjere si ata.Ata nuk kane asnje lloj respekti per djalin e humbur dhe familjen e tyre,per ligjin jo e jo dhe per situaten viruale ne vend qe ndalon grumbullimet publike dhe kerkon mbajtjen e maskes ne anbiente publike,ndaj ne vend qe fotografia e tij te nderohej u shkel me kembe ne funksion te strategjise dhe urrejtjes se tyre ndaj qeverrise,Edi Rames e Sander Lleshajt.Eshte imperative qe keta persona sa me pare te urdherohen nga SPAKU E GJKKO te paraqiten perpara tyre e te japin llogari deri me nje per te gjitha zullumet qe kane bere kunder ketij vendi e ketij populli dhe programit SHESHEL,te zbatuar pike per pike nga Berisha,Noka,Sali Lushaj e kompani ti jepet fund ne kete vend!Duhet per keta bandita me dhe pa kollaro te hapen letrat me ne fund ,te largohet frika nga drejtuesit e organeve te drejtesise nga keta bandite me imunitet dhe organet e specializuara ne kete vend te vihen ne levizje e te mos flene gjume per turpin e tyre.

    Përgjigju
  • Nico: 10/12/2020 12:01

    Ca lidhje kishte ai mallisti qe e qun veten kengedhar i biri i sali lushaj agjend UDB

    Përgjigju
  • rett: 10/12/2020 09:04

    Siete molto coraggioso e onesto. bravissimo.

    Përgjigju
  • Ema: 10/12/2020 07:33

    Ska cben sala e luli me kompani dhe merren me kullen e barit.

    Përgjigju
  • Eri: 10/12/2020 06:23

    Bandat e Berishes dhe Metes perdhosen kujtimin e djaloshit qe humbi jeten.

    Përgjigju
  • Hoyt: 10/12/2020 01:38

    Po gatuhen ca skenar te cuditshem . Te shohim perfundimin. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Kujtimi itali: 10/12/2020 01:13

    Ngushellime familjes per humbjen e te dashurit te tyre.sa per m b Pergjegjsia e eshte morale, penalisht denohet kush eshte i pergshire ne kete krim. Por e keqja ne shqiperi eshte se dorheqja kerkohet nga ata qe vrane 4 prinder ne trotuar. Per ata dorheqja ishte fjale e huaj, por nuk dorzuan as vrasesit, dhe km deklaroi se dote kishte vrare dhe me shume ne rast se nuk do te ishin shperndare protestuesit. Pra kemi te pamoralshem qe duan te bejne moral.kemi 3 halldupe B,B,M. QE TE TRE NJERI ME KRIMINEL SE TJETRI QE DUAN PUSHTET NE TAVOLINE. MEGJITHATE KJO QE KA NDODHUR ESHTE NJE KRIM I KRYER NGA NJE INDIVID, I VESHUR ME UNIFORME POLICIE, POR KJO NUK DOTE THOTE QE E GJITHE POLICIA ESHTE KRIMINALE. FATMIRESISHT KEMI FILLUAR TE DEGJOJME POLICI U ARRESTUA. PJESN TJETER E BEN PROCURORIA DHE GJYKATA.

    Përgjigju
  • Bravo: 10/12/2020 00:15

    Perfect,Sig.Bollino!..ë vërtetë

    Përgjigju
  • Arnaldo: 09/12/2020 23:26

    Dhe me nje shkaterrim ne sfond. Dhe per sa kohe akoma? Une nuk jam komunist, sot do isha atje po mos jetoja jasht, po do isha per klodianin, jo per salen dhe ilirin... Klodianin e degjeneruan aq shume duke nxjerre dhe motren fallco...nuk kam fjale

    Përgjigju
  • Bravo: 09/12/2020 23:26

    Ikurajoj “teknikat Berishjan” te teorise se “Tokes se Djegur”, njerezit te kuptojne se PD eshte po Ajo e 97-s, sot me zevendesin e Hajdar Azemit me Hajdar Stresin. Rrofte kujtimi i Froid Klodit, “Sal lives matter “!

    Përgjigju
  • Arnaldo: 09/12/2020 23:24

    Vetem nje moment me mbeti ne mendje nga kjo proteste... Dy gishta lart dhe peme qe digjej ne sfond... Me erdhen ndermend fotot e 30 viteve me dy gishta lart dhe me nje shkatddll

    Përgjigju
  • Meri: 09/12/2020 23:22

    Ne fund te dites askush nuk mban mend pse nisi protesta, por te gjithve ua kujtoi Berishen dhe deshiren e tij te zjarrte per ta shkrumbuar kete vend.

    Përgjigju
  • Denis: 09/12/2020 23:03

    Je brilant karlo je gazetari me i pavarur dhe me i ndershem

    Përgjigju
  • Lalka: 09/12/2020 22:27

    Saliu eshte mesuar te eci mbi viktima, por edhe sondazhi juaj dje ne mbremje me siguri e ka dhene efektin e tij.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 09/12/2020 22:20

    Kjo situate me kujton idene KARMA. Kaq shume e kan dash nje vrasje keta te PD's sa ja ndollen mbeshtetesve te tyre (po te mos propogandonin kunder policise, rregullave, te drejtave te te gjitheve, ky i ndjeri do kishte ndaluar dhe s'do kishte testuar qe s'eshte antiplumb) , dhe kaq ne ekstaze u ndjen kur vdiq sa as e qan as a varrosen, po jo barazuan emrin e tij, per aq here sa do permendet, me protest dhune, shkaterrim, urrejtje, kaos. Hajd qofte dheu i lehte per te, se per kujtimin e tij u morr vesh puna!!!!!!(se qeveria s'humb vota se familja e tij, shoket e tij, apo dhe i ndjeri kan votuar gjithmone Sali Protopapen)!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Lawenforcement: 09/12/2020 22:15

    Ishin mbledhur nje tuf drogaxhinjsh te pd-lsi ata pak lask ara qe kan mbetur dhe ju derdhen zbukurimeve te vitit te ri sa vk ,kurr mos ardhte koha juaj o rrace e poshter

    Përgjigju
  • meri: 09/12/2020 22:06

    Me kete ngjarje te turpshme te dites se sotme,Edi Rama e siguroje mandatin e tret.

    Përgjigju
  • ladi: 09/12/2020 21:43

    Si gjithmone i paarritshem mik. Ju lexojme si drite shprese dhe te jeni te bindur qe njerezit qytetare jane shumica, por jane te kercenuar nga huliganet e Metes dhe Berishes.

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 09/12/2020 21:29

    Ndoshta huliganeve gazi lotsjelles u ben mire per tu rritur sistemin imunitar...

    Përgjigju
    • Alda: 10/12/2020 09:50

      Krimi në Shqipëri ka emër .Quhet berisha-meta .

    • Tuku: 09/12/2020 22:39

      Ul koken ne nderim te thelle para gazetarit profesionist, te qytetarit te shume nderuar, z. Bollino! Si mund te ishte protesta qytetare, dhe si u nxit dhe drejtua ajo nga kriminele dhe ish burgaxhinjsh ne nje proteste talebanesh.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda