Gazeta amerikane ‘Washington Times’ ka dëshmuar një vëmendje paksa të pazakontë në trajtimin e çeshtjeve të caktuara të politikës së brendshme shqiptare. Ajo ka botuar dy shkrime brenda tre muajve, duke komentuar rolin e Ilir Metës dhe Edi Ramës në politikën shqiptare. Jason Katz, një ish-zyrtar i American Jewish Committee (organizmi që ftoi së fundi kreun e Kuvendit në SHBA), është autori i artikujve me titujt ‘Meta, zëri moderator i Shqipërisë’ dhe ‘Një albatros në Shqipëri. Që të dy artikujt japin dy tablo krejt të ndryshme mes tyre, sa i përket elitës politike shqiptare.
Referuar shkrimit në prill të këtij viti, Meta paraqitet nga Katz si një nga politikanët më me ndikim në Ballkan dhe ndërtuesin e një shteti demokratik pavarësisht shumicës myslimane.
Ndërkohë, ditën e djeshme Jason Katz shkruan se Rama është penguesi kryesor i miratimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, pavarësisht anëtarësimit të suksesshëm të Shqipërisë në NATO, dhunimi i Kushtetutës dhe ligjit kohët e fundit dhe lidhjet me korrupsionin të qeverisë, mund ta pengojnë integrimin e vendit tonë në BE.
“E ndërsa gjithçka përshtatet për këtë projekt, Shqipëria ka një pengesë të madhe. Shpërfilljen arrogante të kavalierit aktual për sundimin e ligjit dhe një marrëdhënie intime me krimin e organizuar dhe korrupsion që lidhet me Ramën në kulmin e vet” – shkruan Katz në Washington Times.
Autori ndalet gjatë edhe në çështjen e IMSI-Catcher duke theksuar se Rama dhe Tahirin nisën sulmet ndaj drejtësisë fill pas lajmit për përgjuesin, apo siç e quan Katz: Një kullë përgjimi e lëvizshme.
Ai e mbyll shkrimin duke theksuar se SHBA-ve u duhen partnerë me popullsi myslimane të moderuar dhe ndaj, administrata amerikane duhet të jetë e vëmendshme ndaj praktikave të diskutueshme qeverisëse të Ramës.
Është i habitshëm fakti sesi shtypi amerikan arrin të “shohë” kaq në detaj, mes sfumaturave të politikës së një vendi që për amerikanët është i vështirë për t’u gjendur edhe në hartë. Nuk dihet nëse autori e ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë. Apo mos ndoshta i kanë mjaftuar ato që i kanë thënë të shkruajë në favor të njërit, e kundër tjetrit? A mos kanë lidhje këto shkrime me vizitat e përsëritura të Metës në SHBA? (Javanews)
/Shqiptarja.com