Kur vdes tek oborri i atij që të ka vënë mbiemrin

Kur vdes tek oborri i atij që të ka vënë mbiemrin

Sali Berisha

Plaku Sali ka futur në sëndukun e lashtë komunist dy qitape dhe një defter. Të parin e ka quajtur “qitapi i të vërtetave dhe shantazheve, të dytin “libri i rrenave dhe i turbullimeve” kurse në defter është e shkruar “vrima e çelësit”.

Tek i pari janë të shkruar llagapet e atyre që i ka vënë në pushtet, por bënin zullume (pak a shume të gjithë): një gjyqtar teveqel të ngopur me leke, një brac drejtor ujësjellësi, një sekser shkërdhatë, një pizeveng prostitucioni, një mjek me doreza të zeza, një sipërmarrës zevzek, një lulishtar hashashi, një Sude që i mori pushtetin, e deri tek një qyqar që ka bërë ndërtim pa leje. Nuk i mban kot te shënuar. Kushedi ndonjëri prej tyre le rrugën e zotit. Atëherë nxjerr kallamin dhe i drejton për në vathen e tij siç bëhet me gjelat e detit.

Qitapi i dyte është gati njësoj si i pari por i sajuar me ëndrra, që të vrasë realitetin. Aty është plot me armiq dhe shpifje. Disa ish – miq por prape shpifje.  Ka ndonjë të vërtete si p.sh lista e atyre që ka vrarë dhe djegur. “mire ua kam bere, e meritonin” pëshpërit herë pas herë me vete dhe në publik. Ai e di se askush s’ka ç’ti bëjë sepse ka në krah gjyqtarin teveqel. Bëni reformën- thotë- prape tek ata që kam vene unë do të zgjidhni.

Por ai me i rëndësishmi, megjithëse është me i vogël është defteri “vrima e çelësit” E ruan me shumë xhelozi sepse ka pasur shumë tentativa që t’ja vjedhin “Dorjanet e Kombit”. Në faqen e parë ka një të vërtetë me kryeministrin cullak. Pastaj mbushet me fantazi erotike. Ambasadore dhe miq te tjerë të huaj që bjerren nëpër orgjira. Ekstaza e militanteve nuk ndalet. “Na trego dhe një tjetër” e mësyjnë. Ju i keni zili sepse kënaqen me rrëfenja erotike dhe nuk hapin Pornhub.

Vitet te bëjnë plak dhe plaku jone ka një hall. Nuk di se në cilin qitap ka shkruar emrin e Like Floririt. Dikush tjetër në opozite i ka vjedhur fjalët, por nuk e di nëse ishte shpikje apo e vërtetë. Hap qitapin e pare dhe shikon një emër te fshire kur e kishte mik. Atëherë do te jete tek qitapi i dyte – pëshpërit dhe e hap. Edhe aty e njëjta gjë. Kthehet tek qitapi i pare sepse i kujtohet kërcënimi qe i bënin njeri tjetrit. Prape një emër i fshire më poshtë.

Pastaj prape emri i shkruar ( nuk ishte i fshirë mirë) pas një darke me ngjala që kishte ngrenë me armikun e tij.

Thërret specialistin e qitapëve: “more këtë e kemi mik apo armik?” e pyet. Të them të drejtën nuk më kujtohet mire- përgjigjet specialisti- por është betuar se do të vdesë tek oborri i atij që i ka venë mbiemrin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja i Cepanit: 17/05/2023 10:11

    Tamam keshtu eshte! Ky bastard ka rregjistruar tere personat me vese e me sekrete te ndryshme dhe kur i duhet apo mendon se i kane ikur nga rreshti i kercenon dhe i risjell ne vathe!I keni bere nje adiografi te bukur kesaj kerme me fytyre njeriu.Bravo! Kete vetem SPAKU nuk e di,megjithese sic thoni me te drejte ju, reforma ne drejtesi u be dhe perzgjedhja eshte bere nga ata gjyqtare e prokurore qe kjo monster ka vene ne detyre!Fatkeqesi! Ndaj nuk guxojne jo me ta therrasin,por as emrin nmuk ia permendin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal