Kur zanati vlen më shumë se Universiteti

Kur zanati vlen më shumë se Universiteti
Ai është vetëm 25 vjeç, por zgjedhjen që ka bërë për të pasur një karrierë të suksesshme dhe të paguar në të njëjtën kohë nuk e ka zhgënjyer, madje është krenar që sot ka arritur ti krijoj vetës një mundësi punësimi ndryshe nga shokët e tij. Ky është Emiljan Metaj, ndihmës/ kuzhinieri në një nga restorantet më të njohura në kryeqytet, i cili pas një certifikimi në shkollën profesionale “Art in Food” i është krijuar mundësia për të pasur një punë dhe një pagë të mirë ende pa u diplomuar.

Madje e ndjen veten një konkurrent në treg edhe pse nuk ka një diplomë Universiteti. Ai kujton se lidhjen me kuzhinën e ka pasur që në moshë fare të vogël, i ndikuar nga familja e ka bërë ta afrojë akoma më shumë me traditën e kuzhinës shqiptare. “Me kuzhinën jam prezantuar që 14 vjeç ku kam mbaruar dhe shkollën Hoteleri-Turizëm në Durrës”, tregon gjithë entuaziazëm Emiljano. Ai kujton se, çdo fillim ka vështirësitë e tij, sidomos kur nxënësit njihen me produktet themelore, por në praktikë ndodh e kundërta.

“Unë kam dajën që është kuzhinier dhe duke qenë se shkoja shikoja vazhdimisht kur ai punonte, aty nisi dhe ajo lidhja ime me kuzhinën dhe gatimet. Vit pas viti duke qenë më afër praktikës, vendosa t’i hyja këtij zanati, ku veç gatimeve tradicionale, herë pas herë eksplorojë edhe ndërthurje të kuzhinave të huaja”.

MË SHUMË SE NJË DIPLOMË

Shpesh të rinjtë mendojnë se një diplomë Universitare është zgjidhja e kësaj vorbulle që tregu shqiptar të ofron. Dhe shpesh shtrojmë pyetjen. A është profesioni i duhur që ne zgjedhim? Këta përgjigje na i tregon Emiljano, i cili edhe pse ndikimin për të pasur një zanat e ka marrë që në fëmijëri, ai sot veç aftësive që ka marrë ka dhe një pagë të konkurrueshme në treg. “Si çdo profesion ka dhe ai vështirësitë e veta dhe ndahet në kategori dhe në bazë të njohurive, por paguhet dhe paguhet mirë do të thoja”, thekson Emiljano.

Sot, thotë ai takon shumë miq dhe shokë fëmijërie të cilët kanë një diplomë të Shkollës së Lartë, por nuk gjejnë dot punë as kamarier. “Nuk më duket aspak normale që të mbarosh një shkollë të lartë dhe të mos gjesh punë në profesionin tëndë. Zanatin e shikojë si një zgjidhje për të rinjtë që duan të kenë jo vetëm një karrierë të sukseshme, por edhe të ardhura normale për të mbajtur një familje”.

ZGJEDHJA E DUHUR

Të kesh një zanat, do të thotë të kesh një mundëis punësimi. Nën këtë moto, kemi parë shumë vajza dhe djem të rinj që sot kanë mundur ti rezistojnë tregut të punës në kryeqytet. “Nëse ti ke pasion, vullnet dhe dëshirë për të punuar në çdo profesion, atëhere ti vlen”, kështu e cilëson Emiljano i cili synon të shkoj më lart në karrierën e tij si kuzhinier.

Ai nuk harron të thotë se, kuzhina në radhë të parë është art, qoftë ajo tradicionale apo shqiptare, mjafton të kesh ide për të befasuar klientin.


Shkrimi u botua në gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë