TIRANE - Me anë të një letër porosie të mbërritur tre ditë më parë për autoritetet shqiptare, drejtësia Italiane tërheq dosjen e hetimore në Tiranë për vdekjen e 28-vjeçarit Luca Olivotos, i cili ndërroi jetë në një klinikë private në Tiranë pasi mori kurën me sodë buke ndaj sëmundjes së kancerit.

Vdekja misterioze e Lucas, i cili kurohej për një tumor, po hetohet njëkohësisht dhe nga Prokuroria e Romës, e cila në dosjen hetimore të hapur pas denoncimeve të familjarëve kërkon të ketë dhe të gjitha veprimet e kryera nga drejtësia shqiptare.

Pas zbardhjes së raportit mjekoligjor, i cili ka arritur në përfundimin se Olivoto vdiq si pasojë e arrestit aspirator, ende kjo ngjarje është në hetim për të pritur dhe analizat e akt ekspertimit se pse u shkaktua arresti aspirator, pa pasur akoma një person përgjegjës.

Familjarët e Lucas, të cilët kanë qenë pranë tij në klinikën private “Universal Hospital Tirana” gjatë momentit të operimit, kanë akuzuar publikisht mjekun Tulio Simoncini se ndaj djalit të tyre ka përdorur një kurë me sodë bikarbonati, kurë kjo e pa regjistruar në protokollet mjekësorë. Luca Olivotto vdiq më 18 tetor në Tiranë.

E ndërsa raporti mjekoligjor i është kaluar grupit hetimor në prokurorinë e Tiranës, pritet që me të njëjtat informacione, përgjigje analizash dhe dëshmi të marra deri më tani të njihet dhe prokuroria e Romës.

Veç mjekut italian Tulio Simonci, i cili është person në hetim dhe i është bllokuar pasaporta nga autoritet shqiptare, gjate hetimeve janë marrë në pyetje dhe stafi mjekësor shqiptar për të ndihmuar me dëshmitë e tyre se si kryheshin operacionet në një klinikë të deklaruar të mbyllur për autoritetet.

(ar/sg/Shqiptarja.com)