Një grup shkencëtarësh britanikë dhe amerikanë, deklaruan se kanë bërë hapa përpara në parandalimin e rënies së flokëve.
Duhet ende shumë punë por shkencëtarët kanë arritur të rrisin flokë njeriu në laborator nga indet e tyre. Sipas tyre, kjo teknikë mund të transformojë mënyrën se si trajtohen pacientët me rrënie floku.
Plani i tyre ishte të nisnin me materialin e marrë nga baza e flokut dhe t’a përdorin për të rritur fije floku të rinj.
Por floku i njeriut është pak i komplikuar pasi qelizat e marra, transformoheshin në lëkurë në vend të flokut. Megjithatë grupi zbuloi më vonë se duke i mbljellë qelizat në grupe në ‘sferiode 3D’, ato do të ktheheshin në fije floku.
Eksperimenti i shkencëtarëve konsistoi në indet e marra nga 7 persona të ndryshëm dhe u rritën me sferoide 3D. Më pas ato u vendosën në lëkurën e njeriut e cila më parë ishte transplantuar në kurrizin e minjve.
Pas 6 javësh, gjendra të reja floku u formuan në 5 nga 7 minjtë mbi të cilët u krye eksperimenti.
Sipas njërit prej shkencëtarëve, Prof. Jahoda, ky zbulim do të përdorej fillimisht për transplantimin e flokut tek personat të cilët kishin pësuar djegie të lëkurës dhe më pas mund të zhvillohej më tej për të kuruar rrënien e flokëve.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com