Kura të thjeshta natyrale kundër dhimbjes së duarve

Kura të thjeshta natyrale kundër dhimbjes së duarve

Foto ilustruese

Dhimbja e duarve del në pah gjithmonë kur njeriu ka probleme muskulare. Duart janë ndër pjesët e trupit që vihen në punë më shumë. Kjo i bën ato një shënjestër të lehtë të dhimbjes. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për mënyrat natyrale të shuarjes së dhimbjes së duarve.

Kurat Natyrale Kundër Dhimbjes Së Duarve
Uji i Ngrohtë

Mbajini duart në ujë të ngrohtë për 15 deri në 20 minuta disa herë në ditë. Uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt nga ku buron dhimbja. Menjëherë pas nxjerrjes nga uji, thajini duart dhe lyejini me krem që t’i zbusni ato.

Pirja e Ujit

Uji është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe heqjen e toksinave të akumuluara në muskuj. Sipas të dhënave nga AgroWeb.org uji hidraton ligamentet dhe lehtëson lëvizshmërinë e duarve. Në këto raste, rekomandohet të pini 10-12 gota me ujë në ditë që të hidratoheni siç duhet.

Duart Kanë Nevojë Për Pushim

Pushimi është një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar dhimbjet e duarve. Mos ushtroni presion ndaj tyre dhe mos bëni asgjë që të shtojë dhimbjet.

Kompresat e Ftohta

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kompresat e ftohta janë efikase kundër të gjitha dhimbjeve, përfshirë ato të duarve. Vendosni kompresa në duar dhe mbajini për 10-15 minuta disa herë në ditë. Kompresa mund të përgatitet duke vendosur kuba akulli në një qese plastike të cilën mund ta mbështillni me peshqir përpara se ta vendosni mbi zonën e prekur nga dhimbja.

Masazhi i Duarve

Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, bëni masazh special për duart. Një masazh i tillë mund të jepet vetëm nga një profesionist, i cili identifikon lehtë burimin e dhimbjes. Një masazh i tillë duhet bërë një herë në ditë deri sa dhimbja të shuhet. Nëse dhimbja zgjat shumë ditë, konsultohuni me një mjek profesionist./AgroWeb

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen