Në radhët e 40 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare që janë në proçes lumturimi nuk mund të shpëtonte nga vëmendja e vetmja martire grua , e cila është sakrifikuar nga regjimi komunist.
Maria Tuci ka lindur më 12 prill të vitit 1928 në Ndërfushaz të Mirditës. Maria ishte aplikante për në kongregacionin e motrave Françeskane, në Shkodër deri në çastin kur regjimi komunist mbylli këtë institucion, duke bërë që Maria të kthehej në vendlindjen e saj.
Ajo ishte mësuese në Ndërfushaz të Mirditës. Fati i saj më pas u shënjua nga torturat e bëra në Shkodër më 11 gusht të vitit 1949. U torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop.
Në ditët e fundit të jetës ajo ka kërkuar të ndërrojë jetë jashtë burgut. Kërkesa e saj u pranua dhe u dërgua në një spital civil, ku ndërroi jetë disa ditë më pas në moshën 32 vjeçare.
Maria Tuci u arrestua pasi se ishte pjesë e familjes Gjonmarkaj, ku u akuzua për kompiracion për vrasjen Bardhok Bibës asokohe deput dhe sekretar në Partinë Komuniste. Shkrimet për të thonë se ka qenë mjaft kurajoze dhe me shpirt luftarak.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com