Kuratori italian Capra, rregulla
të rrepta në Onufri XIX

Kuratori italian Capra, rregulla <br />të rrepta në Onufri XIX
Ekspozita e arteve pamore “Onufri” për edicionin e 19-të gjatë gjithë muajit janar deri më 3 shkurt do të prezantojë këto vepra: një skulpturë, katër fotografi, shtatë piktura, tetë vizatime dhe pesë video. Nga 35 artistët që u prezantuan janë përzgjedhur vetëm tetë artistë: Luçjan Bedeni, Yllka Gjollesha, Genti Korini, Mariana Kostandini, Remijon Pronja, Alketa Ramaj, Violana Murataj dhe Arjan Shehaj.

Kuratori i ekspozitës, italiani Daniele Capra, u shpreh në konferencën për shtyp se “Kjo ekspozitë nuk mund të jetë vetëm një shumë algjebrike, thjesht me disa emra pjesëmarrësish, por ka nevojë për hapësira ndërmjet punëve nga njëra-tjetra. Kështu i jepet vlerë përballjes së vizitorit me ekspozitën. Nëse do të ishin shumë punë të ngjeshura do të ishte njëlloj sikur shumë njerëz të flisnin njëkohësisht”, shpjegon Capra. “Onufri 2012” prezantohet me temën “Ndoshta të ëndërrosh”. Kuratori italian Capra prej vitesh ka krijuar kontakte me artin bashkëkohor shqiptar dhe shprehet se i vlerëson sakrificat dhe sfidat e tyre në një realitet të vështirë. Por ai duket se nuk toleron asnjërin për hir të këtij fakti, kur thotë se:

“Të gjithë artistët kanë një ëndërr, por jo të gjithë zotërojnë forcën për ta përcjellë këtë ëndërr tek të tjerët”. Muratori Capra, duke argumentuar se është kujdesur të përzgjedhë artistët të cilët kanë një gjuhë të strukturuar dhe interesante, thotë se “Këtu vlen të bëhet dallimi midis riprodhimit dhe krijimit. Artisti duhet të elaborojë modele të reja artistike. Një artist që është kopjues dhe riciklues i vazhdueshëm i modeleve të vjetra, mund të jetë vetëm një artizan i mirë, asgjë tjetër”, këmbëngul muratori i “Onufrit 2012”, duke theksuar se në një vend si Shqipëria “të qenët artistë kërkon jashtëzakonisht forcë, njëlloj sikur të jesh luan”. Pas shpalljes së këtij konkursi nga Galeri Kombëtare të Arteve, Capra ka vendosur për përzgjedhjen e tetë artistëve që janë pjesëmarrës në këtë ekspozitë.

Shkrimi u publikua sot në gazetën SHQIPTARJA.com(print), 5 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK