MAQEDONI - Kryeministri Maqedonas, Nikola Gruevski ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
 
Në mesazhin drejtuar kreut të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Gruevski uron për ditë të bukura festive, me plot paqe dhe harmoni, unitet dhe tolerancë.
 
“Kjo festë është e njohur për solidaritetin dhe kujdesin që askush të mos jetë i harruar: familjarët, miqtë, bashkëqytetarët, të varfrit, të sëmurët dhe të vetmuarit. Le të jetë kështu edhe këtë vit. Le të sundojë mendimi i mirë dhe veprat e mira njerëzore, si përgjatë festës, ashtu edhe përgjatë gjithë vitit. Vlerat e tilla janë pasuri për shoqërinë tonë, ruajtja e tyre është obligim si ndaj paraardhësve tanë, ashtu edhe ndaj gjeneratave të ardhshme”, thuhet në urimin e kryeministrit maqedonas.
 
Në vijim, Gruevski thotë se shënimi i festave i feve dhe kulturave të ndryshme në Maqedoni, paraqet manifestimin më autentik të unikalitetit dhe universalitetit tonë, si vend i cili bashkon vlerat e shoqërisë bashkëkohore.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)