"Kurbatkat", shfaqja plot ngjyra që
mahniti fëmijët me ritëm dhe lëvizje      

mahniti fëmijët me ritëm dhe lëvizje       ">
Balet-teatri  “Kurbatkat” është premiera më e re për fëmijë në teatrin e Metropolit. E sjellë në koreografinë e koreografit dhe maestros Llaqi Nako dhe nën interpretimin e fëmijëve të grupit Spekter, kjo shfaqe ka gëzuar dhe argëtuar vogëlushët e kryeqyetit përgjatë fundjavës dhe ditës së verës.

kubatka
 
Një balet-teatër plot ngjyra, ritëm, ngjyra dhe një mesazh social mjaft të rëndësihëm është përçuar me atë të “Kurbatkat” ose ndryshe “Ciganet”.  Një festë e madhe që pushton skenën “Shekspir” si dhe Eshtë një shfaqje ndryshe nga të tjerat ku përfshihet komuniteti më I papërfillshëm, komuniteti rom. 
 


Fabula e kësaj shfaqje është marrë nga një fakt traonditës, që e hasim shpesh edhe në Shqipëri. Braktisja e fëmijëve për motive të ndryshme. Shfaqja titullohet “Kurbatktat” ose të njohura ndryshe “Ciganet”, tregon koreografi Llaqi Nako. 

kubatka

Drama sociale është marrë si spunto nga autori, për tu ndërtuar fabula, duke shmangur mjerimin ekonomik, varfërinë dhe gjenden sociale në të cilën ndodhen, autori na sjell të ndërtuara në këtë spektakël, këngët, muzikën, valet dhe ngjyrat për të treguar anën shpirtërore të fëmijëve romë.
 
Këtë mesazh dëshiron të theksojë edhe koregrafi i shfaqes Llaqi Nako, për mikrofonin e emisionin Rreze Deilli
 
 
Meqënëse shfaqja i drejtohet një spektatori të vogël, përalla ka brenda fantazinë dhe hiperbolën dhe fakti i braktisjes së fëmijëve është dhënë në mbrojtje të komunitetit më të varfër kulturor, komunitetit romë. Një nënë rome e cila ka një tufë me fëmijë, gjen një fëmijë të braktisur dhe e birëson pa shkuar as në polici dhe as duke u marrë me ligjet.

kubatka

Ajo ia beson gjykimin Zotit dhe e mban fëmijët bashkë me fëmijët e tjerë. Sa i përket skenografisë është kujdesur  Hysni Loka, ndërsa për kostumet Ina Elezi. Balet-teatri  “Kurbatkat” do të jetë pjesë e shfaqeve në Teatrin e Metropolit gjatë fundjavave për të gjithë vogëlushet e Kryeqytetit në orën 11: 00 në sallën Shekspir.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf