Viktima, Limon Balloku, nga fshati Vinjoll që humbi jetën në përroin e Gallatës në Kurbin mësohet se ishte i vetmi njeri që punonte në shtëpinë e tij për të mbajtur familjen. Ai është vëllai i Klevis Ballokut, një person që në fakt e bëri të njohur hallin e familjes Balloku rreth dy vite më parë teksa mori peng nën kërcënimin e armës të gjithë familjen.
/Shqiptarja.com




