Policia arrestoi Xhaferr Likën, 29 vjeç, Elez Likën, 25 vjeç, dhe Gazmir Likën, 26 vjeç, të tre banues në Kurbin.
Të proceduarit janë S. S. 39 vjeç, banues në Kurbin me detyrë Kryeplak i fshatit Gërnac dhe N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin , me detyrë Drejtor Mjedisi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Gërnac , në vendin e quajtur "Livadhet e Gërnaces" , u konstatuan 2450 gropa të hapura dhe pranë kësaj parcele u gjetën 62 kutia polisteroli me nga 40 kubikë secila, ku rezultonin të mbira në këto kubikë 930 fidanë kanabis me lartësi 1-2 cm të cilat u asgjësuan.
[gallery]22629[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
